Moderatori i njohur Ardit Gjebrea u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ardit Gjebrea po pyetet si deklarues nga prokurori i SPAK, Ols Dado.
Ende nuk ka detaje specifike për arsyen e thirrjes së moderatorit televiziv në SPAK ndërsa burimeve jo zyrtare bëjnë me dije se paraqitja e tij mendohet se ka lidhje me një fraksion të veçuar të një dosjeje për hetim pasuror.