Kosova e ka mbyllur me humbje aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. “Dardanët” janë mundur 3-0 nga Republika e Irlandës në transfertë, në ndeshjen e fundit të Grupit B3.
Momenti që ndikoi në ecurinë e takimit ishte kartoni i kuq i Kreshnik Hajrizi në minutën e 26-të, pasi mbrojtësi preku topin me dorë në vijën e portës. Irlanda përfitoi nga penalltia, të cilën Troy Parrott e shndërroi në gol në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë, Parrott realizoi sërish nga pika e bardhë në minutën e 50-të, ndërsa Jack Moylan vulosi fitoren 3-0 në minutën e 75-të.
Për Irlandën, kjo fitore siguroi vendin e dytë në grup dhe një biletë për në fazën e play-off-it për ngjitjen në Ligën A. Ndërkohë, Kosova e mbyll këtë edicion me zhgënjim, pas një ndeshjeje ku kartoni i kuq i Hajrizi vështirësoi ndjeshëm misionin e skuadrës së Franco Fodës.