Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: U bë nënë me nxënësin 13-vjeçar, mësuesja dënohet me 8 vite e gjysmë burg
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

U bë nënë me nxënësin 13-vjeçar, mësuesja dënohet me 8 vite e gjysmë burg

Naomi Tekea Craig
SHARE

Një ngjarje tronditëse është zbardhur në Australi, ku ish-mësuesja e muzikës Naomi Tekea Craig, 34 vjeçe, është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg për abuzimin seksual të një nxënësi të mitur, me të cilin ajo solli në jetë edhe një fëmijë.

Sipas mediave australiane, abuzimi ka zgjatur për rreth 16 muaj, nga gushti i vitit 2024 deri në dhjetor 2025. Në kohën kur nisën ngjarjet, djali ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa mbeti 13 vjeç kur mësuesja ngeli shtatzënë me të.

Craig e kishte njohur të miturin në shkollën ku punonte si mësuese muzike dhe drejtonte një grup muzikor ku ai ishte pjesë. Me kalimin e kohës, ajo krijoi marrëdhënie të afërta edhe me familjen e tij, duke fituar besimin e prindërve. Edhe pasi djali ndërroi shkollë, ajo vijoi të mbante kontakte me të dhe kishte akses në banesën e familjes.

Sipas dosjes gjyqësore, gruaja e manipulonte të miturin përmes mesazheve, dhuratave dhe presionit emocional, duke kërkuar që ai t’i kushtonte vëmendje dhe të mos komunikonte me vajza të tjera.

Rasti u zbulua pasi nëna e djalit instaloi kamera sigurie në banesë dhe pa pamjet që dokumentonin abuzimin. Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila arrestoi mësuesen në dhjetor të vitit 2025. Në janar të këtij viti, ajo solli në jetë një vajzë, e cila sipas hetimeve ishte fëmija i të miturit.

Lexo gjithashtu

Takimi i pritshëm me Trump e Xi, Putin mbërrin në Kinë, Kremlini: Synohet komunikatë e përbashkët mes tre liderëve
FBI jep alarmin, paralajmëron bizneset në të gjithë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë!
Trump kërcënon Iranin: Nëse sulmoni Uashingtonin, do të paguani si askush tjetër
Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit

Gjatë seancës së dënimit, Craig shpërtheu në lot ndërsa gjykatësi John Prior përshkroi abuzimin dhe shkeljen e rëndë të besimit që ajo kishte përfituar nga pozicioni i saj si mësuese. Gjykata theksoi se djali ishte veçanërisht i cenueshëm dhe se pasojat e kësaj ngjarjeje mund ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Gruaja u dënua për 12 vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve. Ajo do të mund të kërkojë lirimin me kusht vetëm pasi të ketë vuajtur të paktën 6 vite e 6 muaj burg. Gjithashtu, është regjistruar si shkelëse seksuale dhe i është ndaluar përgjithmonë ushtrimi i profesionit të mësueses.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Kartoni i kuq fundos Kosovën në Dublin, Irlanda triumfon me tre gola

Rama thumbon Farage: Kush sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht

Korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, pranga punonjësit të policisë

Makina e përplasi dhe u largua, humb jetën këmbësori në Elbasan

Kosova zbulon formacionin ndaj Irlandës, Vedat Muriqi merr shiritin e kapitenit

Nga e njejta kategori
Bota

Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit

Bota Kryesore

Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik

Bota

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunën dhe kërcënimet nga kontrabandistët

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.