Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin zyrtar me të cilin “Dardanët” do të zbresin në fushë për përballjen ndaj Republikës së Irlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Lajmi më i veçantë në këtë formacion është besimi i dhënë Vedat Muriqit, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit dhe do të udhëheqë skuadrën në këtë sfidë të rëndësishme.
Kosova do ta nisë takimin me këtë 11-she: Muriç, Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Vedat Muriqi.
