Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Qëlloi gruan 3 herë me armë dhe e goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetRajoni

Qëlloi gruan 3 herë me armë dhe e goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

SHARE

Një dënim me burgim të përjetshëm është dhënë nga Gjykata Rajonale e Wiener Neustadt në Austri ndaj një 47-vjeçari nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve.

Vendimi u shpall të martën, më 17 nëntor 2026, pas përfundimit të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 prill në Soob, në distriktin e Badenit.

Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar në banesën ku jetonte bashkëshortja, me të cilën ishte i ndarë, me rastin e Pashkëve, duke marrë dhurata për fëmijët. Pas një konflikti, ai e kishte qëlluar gruan tri herë me armë zjarri dhe më pas e kishte goditur rreth 40 herë me kaçavidë, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas raportimeve të mediave austriake, çifti kishte qenë i martuar prej 19 vitesh dhe kishte katër fëmijë së bashku. Gruaja ishte larguar nga bashkëshorti që prej vitit 2019, pas episodeve të dhunës, dhe ishte vendosur me fëmijët në një banesë tjetër.

Gjatë procesit gjyqësor, 47-vjeçari kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Megjithatë, të tetë anëtarët e jurisë votuan unanimisht për shpalljen e tij fajtor për vrasje. Përveç burgimit të përjetshëm, gjykata urdhëroi edhe vendosjen e tij në një institucion të posaçëm psikiatrik dhe terapeutik, për shkak të rrezikshmërisë së konstatuar nga ekspertiza.

Lexo gjithashtu

Tensione në protestë, përplasje mes policisë e protestuesve, disa të shoqëruar
Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian
Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit
Erjon Vishkulli kthehet në Shqipëri pas tre javësh në Itali: Nuk jam penduar që dola në protestë

Në të njëjtin proces, një 45-vjeçar, i akuzuar se kishte siguruar armën e përdorur në krim, u shpall i pafajshëm.

Katër fëmijëve të viktimës iu njoh gjithashtu e drejta për nga 75 mijë euro dëmshpërblim për vuajtjen emocionale.

Megjithatë, vendimi nuk është ende i formës së prerë. I dënuari ka paralajmëruar ankimim dhe kundërshtim të vendimit në instancat më të larta gjyqësore.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit

Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria e Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë

Euro zbret në minimumin historik, këmbehet me vetëm 90.48 lekë

Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA. 50 mijë dollarë në muaj kompanisë Ballard Partner

Nga e njejta kategori
Bota Kryesore

Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik

Aktualitet

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi

Rajoni

Itali/ Gruaja futet me makinë në kantierin e ndërtimit dhe përplas për vdekje punëtorin shqiptar

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.