Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale zhvilloi këtë të martë kontrolle në ambientet e burgut të Fierit.
Sipas raportimeve, gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit janë gjetur doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit hashash.
Ndërkohë, ende nuk ka detaje të plota lidhur me sasinë e lëndës narkotike të gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë, teksa pritet të kryhen verifikime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.