Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA. 50 mijë dollarë në muaj kompanisë Ballard Partner
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AnalizëRajoni

Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA. 50 mijë dollarë në muaj kompanisë Ballard Partner

SHARE

Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuara, këtë muaj Kosova ka lidhur marrëveshje me një kompani amerikane për t’i përfaqësuar interesat e saj në Uashington.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lidhur kontratë me kompaninë amerikane Ballard Partners, e cila do të ofrojë këshillim strategjik dhe shërbime të marrëdhënieve me institucionet qeveritare amerikane, sipas një dokumenti të regjistruar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).

Kontrata është dorëzuar në FARA më 13 nëntor dhe ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2026, për një periudhë njëvjeçare.

Sipas marrëveshjes, Kosova do t’i paguajë kompanisë 50 mijë dollarë në muaj, apo gjithsej 600.000 dollarë për një vit. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe përfaqësimit, të cilat duhet të miratohen paraprakisht nga MPJD-ja.

Pagesat do të bëhen në këste tremujore prej 150.000 dollarësh.

Lexo gjithashtu

Itali/ Gruaja futet me makinë në kantierin e ndërtimit dhe përplas për vdekje punëtorin shqiptar
Gjykata e Lartë në Beograd lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiç
Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit në Hagë: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër
Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet, deputetët bëjnë betimin

Të njëjtën kompani e pati angazhuar edhe zyra e Presidencës në vitin 2017, kur postin e presidentit e mbante Hashim Thaçi.

Në kontratë, të nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe presidenti i kompanisë, Brian Ballard, thuhet se Ballard Partners do të këshillojë dhe përfaqësojë Kosovën lidhur me çështje që i konsideron të nevojshme dhe të përshtatshme për t’u trajtuar pranë Qeverisë federale amerikane.

Dokumenti i regjistruar në FARA përmend lobimin dhe avokimin, përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informative, si dhe diskutimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Megjithatë, kontrata nuk specifikon objektiva konkrete politike për të cilat kompania do të angazhohet në emër të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për më shumë informacione, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Kjo Ministri, kishte lidhur kontratat e fundit të lobimit në SHBA në vitin 2023, kur udhëhiqej nga Donika Gërvalla, tani ministre e Drejtësisë.

Kosova pa kontrata lobimi që nga viti 2024

Në qershor të vitit 2023, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kishte angazhuar dy kompani për lobim në SHBA: Afërdita Rakipi Communications LLC, në pronësi të Afërdita Rakipit, dhe Ambal LLC, në pronësi të Avni Mustafajt.

Sipas kontratave të nënshkruara më 26 qershor 2023, të dyja kompanitë u angazhuan për nga një vit, me synimin e deklaruar për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”. Secila parashihej të paguhej nga 147 mijë euro, pra gjithsej 294 mijë euro.

Përveç pagesave të kontratës, ata kishin deklaruar edhe shpenzime shtesë, kryesisht për ushqim dhe udhëtime. Një pjesë e madhe e takimeve të deklaruara ishin zhvilluar në restorante në Prishtinë, ndonëse kontrata parashihte këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së në SHBA.

Të dhënat e publikuara në FARA tregonin se, nga korriku 2023 deri në janar 2024, Rakipi kishte deklaruar dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Në disa raste, të dy kishin raportuar takime me të njëjtët zyrtarë amerikanë në të njëjtën datë.

Kontratat përfunduan në fund të qershorit 2024 dhe nuk u vazhduan. Që nga atëherë, Kosova nuk ka pasur asnjë lobist në SHBA, ndërkohë që vendet e rajonit kanë nënshkruar disa të tilla.

Angazhimi i rajonit për lobim në SHBA

Kontratat e vendeve të rajonit tregojnë se ato po përpiqen të avancojnë interesat e tyre nëë Uashington përmes lobimit.

Në vitet e fundit, Serbia ka zgjeruar angazhimin e saj në Uashington, përmes disa kontratave aktive me kompani amerikane:

me KARV Communications, për komunikim strategjik dhe marrëdhënie me mediat, me pagesë prej rreth 60 mijë dollarësh në muaj;

me Valcour LLC, për promovimin e Serbisë si nikoqire e EXPO 2027, me 65 mijë dollarë në muaj;

dhe me CRB Global LLC, për këshillim strategjik, me 10 mijë dollarë në muaj.

Përveç qeverisë, në regjistrin amerikan figurojnë edhe kontrata të Odës Ekonomike të Serbisë dhe dy kompanive private serbe.

Edhe Republika Sërpska, entitet i Bosnje e Hercegovinës, ka rritur ndjeshëm shpenzimet për lobim në SHBA në vitet e fundit. Në 16 kontratat aktive, një nga objektivat kryesore del të ketë qenë heqja e sanksioneve amerikane ndaj udhëheqësit të atëhershëm të entitetit, Milorad Dodik, dhe personave të lidhur me të.

Ndërkohë, Mali i Zi figuron me dy kontrata aktive, të dyja të nënshkruara në muajt e fundit të këtij viti. Njëra u lidh nga Organizata Kombëtare e Turizmit dhe tjera nga Partia Demokratike Popullore

Nga institucionet shtetërore të Shqipërisë nuk figuron asnjë kontratë aktive lobimi, por vetëm një nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të tjera nga individë dhe kompani private.

Ngjashëm, edhe Maqedonia e Veriut figuron në regjistrin FARA vetëm përmes angazhimeve të një kompanie private, ATS Group, dhe një partie politike, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Teksa vendet e rajonit përpiqen t’i avancojnë interesat e tyre në Uashington, lobimi në SHBA ka rëndësi të veçantë për Kosovën për shkak të rolit amerikan në sigurinë e vendit dhe në proceset ndërkombëtare që e prekin.

Vitin e kaluar, kur Kosova s’kishte asnjë kontratë lobimi aktive, analistja politike Donika Emini kishte vlerësuar për REL-in se Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në diplomacinë konvencionale, përmes ambasadave dhe konsullatave.

Sipas saj, në një kohë kur Serbia po e forcon angazhimin në Uashington, mungesa e një pranie aktive të Kosovës rrezikonte ta linte vendin në hije.

“Uashingtoni nuk është një vend ku vlerësohesh vetëm për vullnetin e mirë; është një fushëbetejë e influencës, ku lobimi, partneritetet strategjike dhe aftësia diplomatike përcaktojnë se kush zë vend në tavolinë”, kishte thënë Emini për REL-in.

TAGGED:kontratekosova
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian

Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit

Erjon Vishkulli kthehet në Shqipëri pas tre javësh në Itali: Nuk jam penduar që dola në protestë

‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit

Nga e njejta kategori
Kryesore Rajoni

140 deputetët e Listës së Studentëve betohen në Parlamentin e Serbisë, nis formimi i qeverisë së re

Bota Kryesore

Hagë, sot shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit për pengim të drejtësisë

Bota Rajoni

Spanja konfirmon: Nuk do të jemi pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • spak
  • zgjedhje
  • horoskopi
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.