Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama thumbon Farage: Kush sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
KryesorePolitike

Rama thumbon Farage: Kush sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish liderin e Reform UK, Nigel Farage, për qëndrimet e tij ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke përdorur shprehjen “mallkimi shqiptar” për të komentuar rënien e tij në sondazhe.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Independent”, Rama ka rikthyer në vëmendje deklaratat e Farage kundër komunitetit shqiptar, përfshirë pretendimin e tij se një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britani ndodhet në burg.

Kryeministri shqiptar e ka kritikuar politikanin britanik edhe për faktin se nuk e ka mbajtur premtimin për të vizituar Shqipërinë dhe për të verifikuar nga afër shifrat që kishte bërë publike.

“Ai është shumë i mirë në bërjen e premtimeve, por nuk duket aq i mirë në mbajtjen e tyre”, është shprehur Rama.

Duke iu referuar edhe ish-ministres britanike Suella Braverman, e cila ka bërë më herët deklarata kritike ndaj shqiptarëve, kreu i qeverisë shqiptare ka përdorur me ironi termin “mallkimi shqiptar”.

Lexo gjithashtu

FBI jep alarmin, paralajmëron bizneset në të gjithë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë!
Trump kërcënon Iranin: Nëse sulmoni Uashingtonin, do të paguani si askush tjetër
Tensione në protestë, përplasje mes policisë e protestuesve, disa të shoqëruar
‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

“Mallkimi shqiptar është diçka nga e cila duhet të kesh kujdes, sepse kushdo që sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht. Suella Braverman, ajo tani nuk është askund, apo jo? Edhe disa të tjerë nuk janë askund. I kam thënë mikut tim Nigel Farage: ki kujdes, sepse ekziston një mallkim shqiptar”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri ka dënuar gjithashtu përdorimin e komuniteteve dhe identiteteve të ndryshme për përfitime politike, duke lënë të hapur mundësinë që deklaratat e tilla të kenë përmbajtje raciste.

“Mund të jetë racizëm, mund të mos jetë racizëm. Por është e turpshme në të dyja rastet”, ka theksuar ai.

Në intervistën për median britanike, Rama ka folur edhe për zhvillimet politike në Shqipëri, protestat kundër qeverisë dhe projektin e investimit në ishullin e Sazanit, ku janë përfshirë Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Ai ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion lidhur me këtë projekt, duke theksuar se kontaktet me investitorët amerikanë kanë nisur përpara se Donald Trump të merrte presidencën e SHBA-së. Rama ka sqaruar se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare dhe se projekti duhet të kalojë përmes vlerësimeve mjedisore.

Gjatë bisedës, kryeministri ka komentuar edhe Brexit-in, situatën politike në Britani dhe ndikimin e rrjeteve sociale në demokraci. Ai ka përmendur Tony Blair si një prej figurave që kanë ndikuar në formimin e tij politik, ndërsa ka shprehur vlerësim edhe për ish-kryeministren Margaret Thatcher.

Në përfundim, Rama ka përsëritur objektivin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

TAGGED:edi ramaNigel Farage
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Takimi i pritshëm me Trump e Xi, Putin mbërrin në Kinë, Kremlini: Synohet komunikatë e përbashkët mes tre liderëve

Kartoni i kuq fundos Kosovën në Dublin, Irlanda triumfon me tre gola

U bë nënë me nxënësin 13-vjeçar, mësuesja dënohet me 8 vite e gjysmë burg

Korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, pranga punonjësit të policisë

Makina e përplasi dhe u largua, humb jetën këmbësori në Elbasan

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria e Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë

Bota Kryesore

Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik

Aktualitet Kryesore

Ambasada e SHBA prezanton traditën e ushtrisë amerikane: Punojmë për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta e më të sigurta

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.