Kombëtarja shqiptare ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në Hungari, duke blinduar vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe duke siguruar ngjitjen në Ligën B!
Rey Manaj zhbllokoi rezultatin, ndërsa kapiteni Elseid Hysaj vulosi fitoren me golin e dytë.
Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë e Rolando Maran, që e mbyllin grupin në krye dhe festojnë një tjetër arritje për futbollin shqiptar!
Bilanci i kuqezinjve:
– 5 fitore
-1 humbje
-15 pikë
Vendi i parë dhe ngjitja direkte në Ligën B.