Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Arrestohen dy persona pas incidentit me eskortën e Ramës në Durrës, procedohen edhe nëntë të tjerë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Arrestohen dy persona pas incidentit me eskortën e Ramës në Durrës, procedohen edhe nëntë të tjerë

SHARE

Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas incidentit të ndodhur më 14 nëntor në fshatin Kameras, në aksin Maminas–Gjiri i Lalzit. Sipas policisë, grupi ka tentuar të bllokojë eskortën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në drejtim të automjeteve janë hedhur vezë dhe sende të forta.

Të arrestuarit janë Albi Dema, 28 vjeç, dhe Edison Likaj, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur personat e përfshirë tentuan të pengonin qarkullimin në rrugë dhe hodhën vezë e sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Përveç dy të arrestuarve, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe nëntë persona, mes tyre pesë vajza, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë

Lexo gjithashtu

Holanda plan të posaçëm për “Fazën e Zezë”, supermarketet kthehen në pika emergjence
Izraeli përgatit skenarin pa SHBA-në: Sulm i ri ndaj Iranit?
Dyshimet për sabotim ndaj një kompanie që prodhon dronë ushtarakë, Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori
Britani/ Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për të shkruar fjalimin politik

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjithashtu, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L. A., 24 vjeçe, I. R., 31 vjeç, N. S., 23 vjeçe, J. S., 25 vjeçe, të tetë banues në Tiranë, si dhe I. Ll., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Këta shtetas, më datë 14.11.2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TAGGED:durresedi ramaPolicia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shqipëria përballet me Bjellorusinë, Maran përcakton formacionin për ndeshjen vendimtare

Kremlini: Rusia do të përdorë forcën nëse nuk sheh mundësi për marrëveshje me Europën

Hetimet për Megaspeed dhe çipat Nvidia, kompania nis verifikimin e brendshëm pas dyshimeve për lidhje me Kinën

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë për trafik droge, mes tyre ish-ministri Astrit Haraqija

Uashingtoni tenton të hapë kanalin Moskë–Europë për Ukrainën, Kushner: Pa kompromis, s’ka paqe

Nga e njejta kategori
Bota

Finlanda kundërshton kërkesën e Rusisë për largimin nga NATO: Nuk negociohet anëtarësimi

Aktualitet

Gjendet i pajetë brenda një automjeti në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Bota Përtej

Le Pen: Financimi i Ukrainës po kthehet në problem europian, Gjermania po kërcënon vendet kundërshtuese

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • erion veliaj
  • horoskopi
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.