Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç. E moshuara ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Trupi i saj është këqyrur paraprakisht, por nuk janë konstatuar shenja dhune.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe shkakun e saktë të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.
85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.