Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Ndodh në Greqi, ministrit i hakohet email-i në ditën e lindjes, porositen 200 makina luksoze dhe 24 armë zjarri
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Rajoni

Ndodh në Greqi, ministrit i hakohet email-i në ditën e lindjes, porositen 200 makina luksoze dhe 24 armë zjarri

SHARE

Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ka bërë të ditur se email-i i tij është hakuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë përdorur emrin e tij për të kryer porosi të pazakonta: 150 makina Porsche Cayenne, 50 Mercedes-Maybach dhe 25 armë zjarri.

Lajmin e bëri publik vetë Georgiadis përmes një postimi në rrjetin social X, ku njoftoi gjithashtu se ka kontaktuar Prokurorinë për Krimin Kibernetik dhe do të ndjekë rrugën ligjore.

Sipas postimit të tij, personat që kanë hyrë në llogarinë elektronike kanë dërguar porosi për 150 automjete Porsche Cayenne, 50 Mercedes-Maybach, 24 pushkë Benelli dhe një armë të tipit Springfield Armory Echelon.

Në fotografitë e publikuara nga ministri shfaqen edhe mesazhet e dërguara drejt kompanisë Porsche, ku personi që ka përdorur email-in prezantohet si Adonis Georgiadis dhe pretendon se po kryen blerjet për vete dhe bashkëshorten, Evgenia Manolidou.

Georgiadis e komentoi incidentin me ironi, duke thënë se porositë ishin një mënyrë e pazakontë për t’i uruar ditëlindjen.

Lexo gjithashtu

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga
Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian
Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

“Për ditëlindjen time, ata kishin përgatitur surprizën e mëposhtme. Hakuan email-in tim dhe, duke përdorur emrin tim, bënë porositë e mëposhtme”, shkroi ministri.

Ai shtoi se kishte kontaktuar Prokurorinë për Krimin Kibernetik dhe do të ndërmerrte veprime ligjore.

Në një prononcim për televizionin SKAI, ministri tha se i kishte zbuluar porositë gjatë kontrollit të mesazheve hyrëse dhe dalëse të email-it.

“E bëra publike që të mos mendonin se i kisha bërë unë këto porosi dhe të më kërkonin para. Shumë argëtim, nuk ka rëndësi, gjithçka është në rregull”, u shpreh ai.

Georgiadis paralajmëroi gjithashtu se qytetarët duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e komunikimeve elektronike, duke pasur parasysh rreziqet e sigurisë kibernetike.

Ανήμερα των γενεθλίων μου, μου επιφύλαξαν την εξής έκπληξη. “Χάκαραν» το email μου και χρησιμοποιώντας το όνομα μου, έκαναν τις ακόλουθες παραγγελίες. 150 Porsche Cayenne, 50 Mercedes Maybach, 24 Benelli καραμπίνες και 1 Springfield Armory Echelon όπλο. Τους ευχαριστώ για τον πρωτότυπο τρόπο να μου ευχηθούν για τα γενέθλια μου αλλά τους ενημερώνω ότι μόλις επικοινώνησα με την Δίωξη Ηλεκτρονικού Εγκλήματος και θα κινηθώ νομικά. Χρόνια μου Πολλά, λοιπόν… Υ.Γ. Ευτυχώς, δεν έχω τέτοια απωθημένα…

— Άδωνις Γεωργιάδης (@AdonisGeorgiadi) November 6, 2026
TAGGED:Adonis Georgiadishakerimmakina
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Pas tre orësh në SPAK, Ardit Gjebrea: S’flas dot për shkak të sekretit hetimor, prokurorët ishin miqësorë

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike

Rama: Inspektorët do të pajisen me kamera në trup, kontrollet e befasishme duhet të marrin fund

Zgjedhjet në SHBA, pretendime për manipulim: 2 100 qarqe lëvizën drejt demokratëve, çfarë tregojnë shifrat?

Nga e njejta kategori
Rajoni

Alarm në Ballkan për gripin e shpendëve, Greqia urdhëron masa të forta mbrojtëse

Rajoni

Davkova ngre zërin në Bruksel: Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Aktualitet Ekonomi

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.