Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster teksa komentoi progres raportin tha se janë përbërë përparime, por theksoi se duhet më shumë vëmendje në disa fusha, duke u ndalur edhe të liria e medias.
Nga Korça, ajo bëri me dije se: “Progres-Raporti shënon shumë nota pozitive për të cilat Shqipëria ka bërë progres. Megjithatë njëkohësisht shënohen edhe shumë çështje të cilat kërkojnë akoma vëmendje dhe punë. Çështja e lirisë së medias, lirisë së shprehjes. Është një pikë për të cilën edhe ne jemi këtu sot në Korçë për të parë se si liria e medias mund të adresohet nëpërmjet sistemit gjyqësor, prandaj jam shumë e kënaqur që jam në Korçë për të diskutuar mbi këto çështje”, tha ambasadorja.
E ndalur tek protestat e studentëeve, ambasadorja tha se ajo është një e drejtë themelore e qytetarëve, megjithatë tha se “kanë qenë të shokuar nga dhuna”.
“Protestat na treguan që ka një lloj tensioni në shoqërinë shqiptare sepse përndryshe njerëzit nuk do të kishin dalë për të protestuar. Megjithatë ne i qëndrojmë mendimit që protestat janë në rregull, është e drejtë themelore, por dhuna është diçka e cila ne na ka shokuar, na ka suprizuar”, deklaroi diplomatja franceze.