Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protesta e së shtunës, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e tubimit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesore

Protesta e së shtunës, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e tubimit

SHARE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën.

Në njoftimin e saj, ambasada thekson se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, përdorim të mjeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtime të pronës.

Sipas paralajmërimit, demonstrata të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë, ashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Ato mund të shtrihen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, bllokime të qarkullimit, devijime dhe mbyllje të akseve rrugore.

Ambasada paralajmëron se personat që ndodhen pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur në drejtim horizontal, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome. Për këtë arsye, personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizime të shërbimeve publike në Tiranë, përfshirë transportin publik dhe institucionet qeveritare.

Lexo gjithashtu

Ambasadori amerikan Eric Wendt prezanton tri prioritetet e mandatit të tij: Përfitim i ndërsjelltë për SHBA-në dhe Shqipërinë
Rënie e fortë në bursat botërore, humbjet në Wall Street dhe Azi përhapen edhe në Evropë
Moti i keq prek jugun e Francës, humbin jetën dy persona në Korsikë
Trump diskuton me ekipin e sigurisë kombëtare rifillimin e sulmeve ndaj Iranit

Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin protestat, të tregojnë vëmendje ndaj mjedisit përreth, të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve, si dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose daljeje nga zonat ku mund të zhvillohen demonstratat.

TAGGED:Ambasada AmerikanePoliciaprotestaprotesteshbatirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Arrestohet ish-ministrja turke, dyshohet si anëtare e një organizate kriminale

Arrestohen katër persona për shpërndarje droge pranë shkollave në Fier, një tjetër në kërkim

Trump paralajmëron: Brenda dy javëve do kemi një marrëveshje të madhe që do përfshijë jo vetëm Ukrainën por edhe gjithë Europën

BE: Banka e Zhvillimit të mbikëqyret nga BSH për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg

Rriten çmimet e naftës, Brent i afrohet 100 dollarëve për fuçi mes tensioneve SHBA–Iran

Nga e njejta kategori
Bota

Trump shpall Zyrën Ovale monument kombëtar, synon të pengojë ndryshimet nga administratat e ardhshme

Bota Kryesore

Hegseth dhe Rubio në qendër të spekulimeve, Shtëpia e Bardhë mohon ndryshimet në kabinetin e Trump

Aktualitet Kryesore

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish sofrën e gurit para Kryeministrisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.