Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

SHARE

Gjirokastra dhe Vlora renditen ndër rajonet me peshën më të ulët të popullsisë në moshë pune jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europë, duke reflektuar një strukturë demografike gjithnjë e më të plakur në Jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2025, vetëm 54.1% e popullsisë së Gjirokastrës dhe 54.2% e asaj të Vlorës i përket grup-moshës 20–64 vjeç. Në krahasim me rajonet e Bashkimit Europian, vetëm rreth 12% e rajoneve NUTS 3 kanë një peshë më të ulët të popullsisë në këtë grup-moshë.

Në skajin tjetër qëndron Tirana, ku 60.5% e popullsisë është 20–64 vjeç, niveli më i lartë mes qarqeve shqiptare dhe një nga më të lartët edhe në krahasim me rajonet europiane.

Në nivel kombëtar, popullsia 20–64 vjeç përbën 57.9% të popullsisë së Shqipërisë. Por diferencat territoriale janë të forta. Pas Tiranës, përqindjet më të larta regjistrohen në Dibër, me 58.5%, Durrës, me 58.2%, Kukës, me 58.1%, dhe Elbasan, me 58%. Berati është në 57.4%, ndërsa më poshtë renditen Lezha me 56.7%, Shkodra me 56.5%, Korça me 55.9% dhe Fieri me 55.2%.

Diferenca mes Tiranës dhe Gjirokastrës arrin në 6.4 pikë përqindje, duke treguar një ndarje të fortë demografike brenda një vendi me territor dhe popullsi relativisht të vogël.

Lexo gjithashtu

Milani blindon Rabiot, gati kontrata e re deri në vitin 2030
Trump mbron ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit: Pa vendimin tim, Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin
Qëlloi prindërit me sopatë, si paraqitet gjendja e tyre? Policia jep detaje për ngjarjen
Durrës/ Dhunë brenda familjes në Rrushkull, djali plagos rëndë me sëpatë prindërit

Kjo ndarje bëhet edhe më e dukshme në tre rajonet e mëdha statistikore. Rajoni Qendër, ku përfshihet Tirana, ka 59.9% të popullsisë në moshën 20–64 vjeç. Në Veri pesha është 57.6%, ndërsa në Jug zbret në vetëm 55.5%.

Gjirokastra dhe Vlora pranë fundit edhe në Ballkanin Perëndimor

Pozicionimi i dobët i Gjirokastrës dhe Vlorës konfirmohet edhe në krahasimin me rajonet e Ballkanit Perëndimor për të cilat Eurostat publikon të dhëna.

Nga 46 rajonet e nivelit NUTS 3 të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të përfshira në të dhënat për vitin 2025, Gjirokastra është rajoni i dytë me peshën më të ulët të popullsisë 20–64 vjeç, ndërsa Vlora renditet e treta nga fundi.

Vetëm Zaječarska oblast në Serbi ka një përqindje më të ulët se Gjirokastra, prej 53.5%.

Edhe Fieri, me 55.2%, dhe Korça, me 55.9%, pozicionohen në pjesën e poshtme të renditjes, duke treguar se dobësimi i grup-moshave në moshë pune është veçanërisht i theksuar në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.

Në kahun tjetër, Tirana renditet e treta mes 46 rajoneve të krahasuara. Mbi të gjenden vetëm rajoni Pološki në Maqedoninë e Veriut, ku grup-mosha 20–64 vjeç përbën 61.6% të popullsisë, dhe Pčinjska oblast në Serbi, me 60.7%.

Tirana lë pas rajonin e Beogradit, ku pesha e popullsisë 20–64 vjeç është 59.4%, si dhe Malin e Zi, që në tërësi regjistron 58.9%.

Dibra, me 58.5%, Durrësi me 58.2%, Kukësi me 58.1% dhe Elbasani me 58% pozicionohen më pranë mesit të shpërndarjes së rajoneve të Ballkanit Perëndimor.

Jugu ka pësuar rënien më të fortë

Problemi bëhet më i dukshëm kur të dhënat e vitit 2025 krahasohen me ato të vitit 2023. Në nivel kombëtar, pesha e popullsisë 20–64 vjeç ka zbritur nga 61.3% në 57.9%, ose me 3.4 pikë përqindje. Rënia është shumë më e fortë në Jug, ku treguesi ka kaluar nga 61.7% në vitin 2023 në vetëm 55.5% në vitin 2025, një ulje prej 6.2 pikësh përqindje.

Vlora ka shënuar ndryshimin më të madh mes qarqeve shqiptare. Pesha e popullsisë 20–64 vjeç ka rënë nga 63.2% në 54.2%, ose me 9 pikë përqindje në vetëm dy vjet. Në Gjirokastër treguesi ka zbritur nga 60.8% në 54.1%, një rënie prej 6.7 pikësh përqindje. Në Fier është ulur nga 61.1% në 55.2%, ndërsa në Korçë nga 61.7% në 55.9%. Shkodra ka zbritur nga 61.8% në 56.5%.

Në kahun e kundërt, Kukësi ka shënuar rritje nga 55.9% në 58.1%, ndërsa Dibra nga 57% në 58.5%. Të dhënat për vitin 2024 mungojnë për rajonet shqiptare në serinë e përdorur, ndaj krahasimi është bërë mes viteve 2023 dhe 2025./ Monitor.al

TAGGED:europagjirokastraplakjevlora
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tesla drejt ndërprerjes së prodhimit të Cybertruck, Musk zhvendos fokusin te robotaksitë

Lorent Tolaj drejt Zvicrës, sulmuesi me origjinë shqiptare përfshihet në listën rezervë për ndeshjet e nëntorit

Nga emigrant në sipërmarrës dhe artist, historia e trishtë e shqiptarit që humbi jetën në Itali

Aksident i fortë në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, makinat bëhen copash

U arrestua në Greqi/ Zbardhen emrat e dy vëllezërve që dyshohet se u vranë nga Nikolin Pali

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

U kap pas 6 vitesh në arrati, shqiptari: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri

Kryesore Politike

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, Spiropali trazon sërish PS-në me mesazhin e fortë

Rajoni

Revolucion në tregun e punës në Serbi? Studentët propozojnë javën katërditore pa ulje page

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.