Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Vritet një i mitur pas sulmit ndaj rojes që ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Rajoni

Vritet një i mitur pas sulmit ndaj rojes që ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd

SHARE

Një i mitur është vrarë nga një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, pasi dyshohet se sulmoi me thika efektivin që ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq, sulmuesi iu afrua xhandarit me dy thika, duke thirrur “Allahu Akbar”. Në atë moment, efektivi përdori armën e zjarrit dhe e qëlloi për vdekje.

Ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës, në orët e para të së mërkurës.

Ministri Daçiq e cilësoi incidentin si sulm terrorist dhe deklaroi se i dyshuari kishte qenë më herët nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë. Sipas tij, informacionet paraprake tregojnë se i riu dyshohej si përkrahës i grupit terrorist Shteti Islamik.

“Dua të përsëris edhe një herë se në sulmin terrorist të kryer sonte, një pjesëtar i Xhandarmërisë, i cili siguronte Ambasadën e Izraelit, u plagos lehtë dhe më pas e neutralizoi sulmuesin. Edhe pse identiteti i tij ende nuk është përcaktuar, shërbimi ynë e kishte mbajtur nën vëzhgim dhe dihet se ishte përkrahës i Shtetit Islamik. Në profilin e tij në Instagram mbante flamurin e zi dhe simbolin e Shtetit Islamik”, deklaroi Daçiq.

Lexo gjithashtu

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë
Alarm në Ballkan për gripin e shpendëve, Greqia urdhëron masa të forta mbrojtëse
Davkova ngre zërin në Bruksel: Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Pas incidentit, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në shkallën më të lartë, atë të kuqe. Masa parashikon shtimin e pranisë policore dhe të kontrolleve në pika të rëndësishme në të gjithë vendin.

Autoritetet serbe nuk kanë bërë ende publik identitetin e të dyshuarit dhe as detaje të tjera mbi hetimet.

Ambasada e Izraelit në Beograd ka qenë edhe më parë objekt sulmi. Në qershor të vitit 2024, një person plagosi rëndë me hark dhe shigjetë një pjesëtar të Xhandarmërisë që ruante ambasadën. Sulmuesi u vra gjatë ndërhyrjes së policisë.

TAGGED:Ambasada e IzraelitBeogradsulmi
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

Alarm me kërcënime për disa fluturime në Europë, avionët ushtarakë shoqërojnë pasagjerët

Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Seanca në GJKKO, denoncimi i Ilir Metës: Po regjistrojnë bisedat e mia me avokatin në paraburgim

Nga e njejta kategori
Analizë Rajoni

Analiza e REL/ A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Bota Rajoni

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e sigurt është Kosova?

Rajoni

Vrasja e Arlinda Zekaj, mbahet protesta e pestë radhazi në Prishtinë: Të dorëhiqen Sveçla e Gërvalla

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.