Një automjet në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë është dëmtuar dyshohet nga shpërthimi i një lënde plasëse në fshatin Llakatund të Vlorës.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50. Automjeti, në pronësi të një 29-vjeçari me inicialet I. B., administrator i njësisë administrative Shushicë, ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.