Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: U bë simbol i protestës që rrëzoi qeverinë e Sanchez, ndërron jetë 87-vjeçarja
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

U bë simbol i protestës që rrëzoi qeverinë e Sanchez, ndërron jetë 87-vjeçarja

SHARE

María del Carmen Abascal, 87 vjeç, ka ndërruar jetë në Madrid, vetëm dy javë pasi u dëbua nga apartamenti ku kishte jetuar për më shumë se 70 vjet. Rasti i saj u kthye në simbol të krizës së strehimit në Spanjë dhe nxiti protesta në disa qytete të vendit.

Abascal, e njohur gjerësisht si Maricarmen, u dëbua nga banesa pasi apartamenti ishte blerë nga një firmë investimi që kërkonte rritjen e qirasë me rreth 230%. Gjatë operacionit të dëbimit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa 87-vjeçarja u nxor nga banesa me barelë.

Pamjet e ndërhyrjes shkaktuan reagime të forta në mbarë Spanjën. Vetëm disa orë pas dëbimit, rreth 10 mijë persona dolën në rrugët e Madridit në shenjë proteste, ndërsa demonstrata u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit.

Nga spitali ku po trajtohej për lodhje të rëndë, Abascal kishte bërë thirrje për vazhdimin e protestave.

“Do të doja të isha atje me të gjithë ju”, kishte deklaruar ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve të “luftojnë dhe mbrojnë atë që është e tyre”.

Lexo gjithashtu

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Demokratët marrin kontrollin e Senatit, projektohen fitues edhe në Dhomën e Përfaqësuesve
Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë
Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira
Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet

Pas protestave, firma e investimeve që kishte blerë apartamentin deklaroi se Abascal mund të rikthehej në banesë. Sipas Sindikatës së Qiramarrësve të Madridit, ajo pritej të nënshkruante një kontratë të re qiraje për tetë vite, por ndërroi jetë në spital përpara se marrëveshja të finalizohej.

Vdekja e saj ka shkaktuar reagime të shumta politike. Kryeministri Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqtë e saj, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Mónica García, tha se rasti i Abascal kishte ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për krizën e strehimit në Spanjë.

Eurodeputetja e Podemos, Irene Montero, e cilësoi vdekjen e saj si “vrasje”, ndërsa kreu i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, bëri thirrje që vdekja të mos përdorej për qëllime politike.

Ndërkohë, qeveria spanjolle ka miratuar masa të reja për strehimin, që përfshijnë zgjerimin e mbrojtjes nga dëbimet për personat në nevojë, rregullimin e qirave të dhomave, masa kundër blerjeve spekulative të pasurive të paluajtshme dhe lehtësime tatimore për pronarët dhe qiramarrësit.

Vdekja e Abascal ka ndodhur në një moment të tensionuar politik në Spanjë, pasi Sánchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, ndërsa kriza e strehimit është kthyer në një nga çështjet kryesore të debatit politik.

Në Madrid, aktivistët që kanë ngritur një kamp proteste në qendër të qytetit mbajtën një moment heshtjeje pas lajmit për vdekjen e 87-vjeçares. Më pas, qindra protestues marshuan drejt parlamentit duke brohoritur:

“Maricarmen jeton, lufta vazhdon.”

TAGGED:María del Carmen Abascalprotestaspanje
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Horoskopi 4 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Nga e njejta kategori
Bota

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Bota

Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.