Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë fluturimet
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë fluturimet

SHARE

Vullkani Krakatoa në Indonezi ka shpërthyer sërish këtë të diel. Si pasojë ka shkaktuar kaos në trafikun ajror të vendit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjashtë aeroporte, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës, kanë pezulluar aktivitetin për shkak të shpërthimit dhe pasojave të tij, veçanërisht përhapjes së hirit vullkanik. Në aeroportin kryesor të vendit janë krijuar radhë të gjata, ndërsa pasagjerët kanë kërkuar rimbursim ose riplanifikim të fluturimeve. Mijëra persona po përballen me vështirësi për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve.

Vullkani Anak Krakatau ka qenë në aktivitet që prej mbrëmjes së së premtes, 4 shtator, ndërsa hiri vullkanik u evidentua në zonën e aeroportit të Xhakartës në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 shtator.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Indonezisë (BMKG), hiri ka arritur një lartësi prej 6 mijë metrash në drejtim të ishullit Java, ndërsa një kolonë hiri është ngritur deri në 15 mijë metra në drejtim të Sumatrës dhe në disa zona të provincës Banten. Për shkak të përhapjes së hirit, Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta i Xhakartës ka zgjatur pezullimin e fluturimeve deri në orën 17:30 sipas kohës lokale. Lajmi u bë i ditur nga vetë aeroporti përmes një komunikate.

Fillimisht, pezullimi ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 05:30 të mëngjesit, por më pas u shty disa herë, fillimisht deri në 09:30, më pas në 13:30 dhe në fund deri në 17:30.
Mes fluturimeve ndërkombëtare të anuluara ose të vonuara janë ato drejt Singaporit, Kuala Lumpurit, Guangzhou, Hong Kongut dhe Dohas. Kompania ajrore Singapore Airlines ka anuluar 19 fluturime mes Singaporit dhe Xhakartës.

Lexo gjithashtu

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Demokratët marrin kontrollin e Senatit, projektohen fitues edhe në Dhomën e Përfaqësuesve
Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë
Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira
Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet

Por aeroporti i Xhakartës nuk është i vetmi i prekur nga ndërprerja e fluturimeve. Sipas autoriteteve indoneziane, në total janë gjashtë aeroporte që kanë pezulluar aktivitetin. Përveç Soekarno-Hatta dhe tre aeroporteve të tjera në zonën e kryeqytetit, janë mbyllur edhe aeroporti ndërkombëtar i Bandungut dhe aeroporti Radin, pranë Bandar Lampungut, në ishullin Sumatra. Këtë e bëri të ditur ministri i Transportit, Dudy Purwagandhi, gjatë një konference për shtyp.

Drejtoresha e Agjencisë Gjeologjike të Indonezisë, Lana Saria, deklaroi se vullkani ka shfaqur një rikthim të aktivitetit që prej muajit korrik, ndërsa aktiviteti arriti nivelin më të lartë të shtunën e fundit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB), Berton Panjaitan, u ka bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.
Autoritetet kanë rekomanduar përdorimin e maskave dhe mbrojtëseve për sytë në rast të rënies së hirit vullkanik.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive ka bërë gjithashtu të ditur se nuk ka aktualisht rrezik të menjëhershëm për cunami të lidhur me aktivitetin e vullkanit.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Horoskopi 4 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Nga e njejta kategori
Bota

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Bota

Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.