Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetEkonomi

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet

SHARE

Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangur politikat sociale duke lënë në mëshirë të fatit mijëra familje me pensione të ulëta dhe me ndihme ekonomike.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tre vitet e fundit nga 2023 në 2025 numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike ka rënë me 21 për qind. Vitin e kaluar rezultonin 43,648 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga 55,410 të tilla në vitin 2023.

Por në vend që të rritej pagesa për familjet ekzistuese, qeveria vendosi të shkurtojë fondet për ndihmën duke lënë të pandryshuar masën e përfitimit mujor prej 7253 lekësh.

Fondi i ndihmës ekonomike u ul nga 4,8 miliardë lekë në vitin 2023 në 3,8 miliardë lekë vitin e kaluar me tkurrje gjithashtu 21%.

Ndërsa numri i familjeve dhe fondi janë reduktuar, vlera e përfitimit për familje është 7.253 lerë në vitin 2025 pothuajse në të njëjtin nivel më dy vite më parë.

Lexo gjithashtu

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër
Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve
Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Kjo do të thotë se ulja e fondit është reflektuar kryesisht në numrin më të vogël të familjeve që përfitojnë, dhe jo në përfitime më të larta që merr secila familje.

Krahasimi me standardin ndërkombëtar e bën edhe më të dukshëm nivelin e ulët të kësaj pagese. Banka Botërore ka vendosur 8,30 dollarë në ditë për person, me çmime dhe paritet të fuqisë blerëse të vitit 2021, si pragun e varfërisë për vendet me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Pragu prej 8,30 dollarësh nënkupton 58,10 dollarë në javë ose rreth 249 dollarë në muaj për person. Ndërsa pagesa mesatare e ndihmës ekonomike në Shqipëri është vetëm 7.253 lekë në muaj për familje, çka do të do të thotë se qeveria i trajton pjesën më të varfër të popullsisë në mënyrë aspak dinjitoze dhe shume poshtë standardit të mbijetesës.

Shqipëria nuk e ka të përcaktuar pragun kombëtar të varfërisë, por me rritjen e kostove të jetesës sidomos pas pandemisë, pagesa prej 7,2 mijë lekësh në muaj nuk mbulon as faturat mujore të energjisë dhe ujit dhe as nuk mjafton për të përmbushur as nevojat bazike të jetesës.

Partnerët ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet rutine për Shqipërinë kanë rekomanduar forcimin e mbrojtjes sociale dhe një rishpërndarje me të balancuar nga të ardhurat që po gjeneron rritja ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se përkundrazi pjesa më e varfër e shoqërisë nuk po përfiton aspak nga rritja e ekonomisë dhe të ardhurave buxhetore./ Monitor.al

TAGGED:Rritja ekonomikete varferit
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

Gjobiten protestuesit me nga 5 mijë lekë të rinj, policia: Bllokuan qarkullimin në rrugë

Bordi i Transparencës i përhershëm? Malaj: Monitorim për uljen e TVSH dhe taksën e qarkullimit

Nga e njejta kategori
Politike Video

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

Aktualitet

Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rriten pagat e policëve, jepen 3.3 mld lekë

Kryesore Politike

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.