Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rriten pagat e policëve, jepen 3.3 mld lekë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rriten pagat e policëve, jepen 3.3 mld lekë

SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e vitit 2027 për Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili parashikon një fond prej rreth 40 miliardë lekësh, me një rritje prej 12 % krahasuar me vitin 2026.

Projektbuxheti i vitit 2027 mbështetet në tri prioritete kryesore: investimin te burimet njerëzore dhe punonjësit që garantojnë sigurinë çdo ditë; modernizimin e Policisë së Shtetit përmes teknologjisë, pajisjeve dhe infrastrukturës; si dhe forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Një nga elementet kryesore të projektbuxhetit është rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilën janë parashikuar 3.3 miliardë lekë. Për 8,174 punonjës me gradën Inspektor, që përbëjnë 73% të punonjësve me grada në Policinë e Shtetit, parashikohet një rritje e pagës për gradë me 20 mijë lekë në muaj. Duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë, rritja mesatare arrin në 23,600 lekë në muaj, ose 27%. Ndërsa për punonjësit me grada të tjera, rritja e pagës për gradë parashikohet në 15 mijë lekë në muaj, me një efekt mesatar që varion nga 8% deri në 17%, duke përfshirë edhe vjetërsinë.

Ministri Demo e cilësoi këtë vendim si një investim të drejtpërdrejtë te njerëzit që mbajnë mbi supe një përgjegjësi të rëndësishme publike, duke u përballur çdo ditë me rrezikun, kriminalitetin dhe emergjencat për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Ai nënvizoi se një Polici më profesionale, më të motivuar dhe më të përgjegjshme kërkon jo vetëm pajisje dhe teknologji moderne, por edhe vlerësim dhe trajtim dinjitoz të punonjësve të saj.

Lexo gjithashtu

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti
Gjobiten protestuesit me nga 5 mijë lekë të rinj, policia: Bllokuan qarkullimin në rrugë
Bordi i Transparencës i përhershëm? Malaj: Monitorim për uljen e TVSH dhe taksën e qarkullimit
Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

Në të njëjtën kohë, ministri theksoi se rritja e mbështetjes financiare duhet të shoqërohet me standarde më të larta profesionale, disiplinë, integritet dhe respektim të ligjit. Sipas tij, mbështetja për punonjësit e Policisë dhe llogaridhënia për çdo veprim të tyre janë dy parime që duhet të ecin së bashku, pasi qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë siguri, por edhe shërbim korrekt, profesional dhe respektim të të drejtave të tyre. Projektbuxheti 2027 synon kështu që rritja e financimit të përkthehet në më shumë siguri për qytetarët, kapacitete më të forta institucionale dhe një shërbim publik më cilësor.

TAGGED:ervin demoministri i brendshem
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

U tha se humbi jetën nga sulmi ariut, ndryshon pista për vdekjen e 62-vjeçarit, u gjet i vrarë me armë zjarri (DETAJE)

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?

Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Aktualitet Kryesore

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Aktualitet

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.