Burgu i Fierit ka zhvendosur Erion Veliajn nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg.
Zhvendosja e Veliajt është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore.
Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë, dhe në kohën kur u transferua në burgun e Fierit, u shpreh se nuk i ishte marrë parasysh gjendja e tij shëndetësore.
Sakaq transferimi i Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit solli përpolasje të forta në radhët e mazhorancës me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës drejtuar kryeministrit Rama.
Veliaj e konsideruar rrëmbim policor transferimin e tij pasi nuk ja dha asnjë shkresë për këtë lëvizje ndërsa ka pohuar se në vizitën që ministri i Drejtësisë Toni Gogu i përcolli në burg tre ultimatum nga kreu i qeverisë.
“Prano përfshirjen me Flamingot- studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.”, këto ishin tre ultimatumet e Ramës që sipas Velia jiu përcollën në burg nga ministri.