Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesoreVerifikim

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

SHARE

Shqipëria vijon të përballet me një nivel të lartë të shpenzimeve shëndetësore që qytetarët duhet t’i përballojnë nga xhepi, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Në Progres-Raportin për vitin 2026, Komisioni Europian evidenton se pagesat direkte për shërbimet shëndetësore përbëjnë gati gjysmën e shpenzimeve totale, ndërsa financimi publik për sektorin mbetet i ulët.

Kjo do të thotë se pesha e pagesave nga xhepi në shpenzimet shëndetësore në Shqipëri është mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane, duke evidentuar një hendek të konsiderueshëm në mbrojtjen financiare të qytetarëve.

“Sa i përket mbrojtjes financiare, shpenzimet shëndetësore të paguara drejtpërdrejt nga qytetarët mbetën në një nivel kritikisht të lartë prej 48.27% (2023), krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 15%”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Raporti evidenton gjithashtu nivelin e financimit publik për sektorin e shëndetësisë.

Sipas Komisionit Europian, në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë përbënin rreth 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike.

Një tjetër problem i evidentuar nga Komisioni Europian lidhet me financimin e kujdesit shëndetësor parësor, ku përfshihen shërbimet bazë shëndetësore për qytetarët.

Lexo gjithashtu

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, shpenzimet për këtë sektor rezultuan afërsisht 28% më të ulëta se niveli i planifikuar.

Komisioni vlerëson se kjo situatë ka zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimeve financiare të disponueshme.

“Kujdesi shëndetësor parësor mbetet i nënfinancuar. Në vitin 2025, shpenzimet ishin afërsisht 28% më të ulëta se sa ishte planifikuar, duke zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë dhe burimeve të disponueshme”, thuhet në dokument.

TAGGED:bashkimi europianshendetesiashqiperia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Nga e njejta kategori
Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Bota Përtej

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.