Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama reagon sërish për protestën dhe plagosjen e Erjon Vishkullit: Ju jeni errësira që i mbylli atij djalit dritën e syrit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Rama reagon sërish për protestën dhe plagosjen e Erjon Vishkullit: Ju jeni errësira që i mbylli atij djalit dritën e syrit

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas protestës në Tiranë dhe plagosjes së Erjon Vishkullit, i cili u godit në sy nga një plumb gome. Rama dënoi aktet e dhunës, kritikoi organizatorët dhe nxitësit e protestës, ndërsa bëri të ditur se ishte angazhuar për sigurimin e trajtimit të të riut në Itali dhe transportit të tij me avion mjekësor.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri u shpreh se pjesëmarrja në protesta të dhunshme paraqet rrezik jo vetëm për personat që kryejnë akte dhune, por edhe për të tjerët që ndodhen pranë tyre.

Kryeministri deklaroi se i vjen keq për çdo person që pëson lëndime fizike gjatë protestave, përfshirë edhe ata që, sipas tij, përfshihen në akte dhune. Duke iu referuar rastit të Erjon Vishkullit, Rama theksoi se ngjarja duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë, veçanërisht për personat që, sipas tij, nxisin përplasjet.

“Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës”, deklaroi kryeministri.

Në reagimin e tij, kryeministri bëri të ditur se ishte angazhuar personalisht për organizimin e trajtimit mjekësor të Vishkullit në Itali, si dhe për transportin e tij me një avion të posaçëm mjekësor.

Lexo gjithashtu

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër
Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve
Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Më tej, ai iu drejtua me tone të ashpra personave që, sipas tij, po e përdorin politikisht plagosjen e të riut.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje👺
Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!
Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur🤡
Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:
Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!
Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!
Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.
Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikon

TAGGED:edi ramaPoliciaprotestaprotestetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Deklarata e Ramës, motra e Erjon Vishkullit e kundërshton: Vëllai u dërgua në Itali me ndihmën e familjes dhe miqve - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

Gjobiten protestuesit me nga 5 mijë lekë të rinj, policia: Bllokuan qarkullimin në rrugë

Bordi i Transparencës i përhershëm? Malaj: Monitorim për uljen e TVSH dhe taksën e qarkullimit

Nga e njejta kategori
Politike Video

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

Aktualitet

Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rriten pagat e policëve, jepen 3.3 mld lekë

Kryesore Politike

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.