Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama publikon pamjet nga Asambleja e PS-së dhe përcjell mesazhin për integrimin europian: Shqipëria drejt BE-së në vitin 2030
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

Rama publikon pamjet nga Asambleja e PS-së dhe përcjell mesazhin për integrimin europian: Shqipëria drejt BE-së në vitin 2030

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, duke shoqëruar publikimin me një mesazh për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama është ndalur te rekomandimi i përfshirë në Raportin e Zgjerimit të BE-së, i cili parashikon nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Union. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë zhvillim si historik, duke e konsideruar një prej arritjeve më të rëndësishme në rrugëtimin europian të vendit.

Në mesazhin e tij, kryeministri ka theksuar se asnjë ngjarje apo incident nuk duhet ta largojë Shqipërinë nga objektivi strategjik i anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Referenca e tij vjen edhe në një kohë kur vendi është përfshirë nga protesta dhe zhvillime të tensionuara politike.

Duke iu referuar atmosferës në Asamblenë Kombëtare, Rama është shprehur se ka konstatuar entuziazëm te socialistët për nisjen e një beteje të re politike, me synimin për të arritur një tjetër fitore.

Në përfundim të reagimit, kreu i qeverisë ka përmendur edhe datën 9 maj 2027, duke e lidhur atë me Ditën e Europës dhe Partinë Socialiste.

Lexo gjithashtu

Pandeli Majko ngre shqetësimin për 1000 video intime në Asamblenë e PS-së, Rama përgjigjet me humor
Nga Nano te Spiropali e Ndreca, ja cilat janë figurat që u përjashtuan ndër vite nga Partia Socialiste
Marjana Koçeku sulmon Ramën pas Asamblesë: Një parti që nuk kontrollon veten nuk qeveris dot
Braçe mohon negociatat me Ramën për postin e ministrit: Karriget nuk kanë qenë qëllimi im

“9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç”, shkruan Rama në postimin e tij.

https://www.facebook.com/share/p/1WCVU25hnr

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shënon Manaj, Shqipëria kalon në avantazh përballë Bjellorusisë

Dominim i kombëtares përballë Bjellorusisë, Asllani godet shtyllën

Përdorim i fotografive dhe videove nga telefonat pa pëlqimin e përdoruesve, Italia kërkon 800 mln euro nga Facebook

Holanda plan të posaçëm për “Fazën e Zezë”, supermarketet kthehen në pika emergjence

Izraeli përgatit skenarin pa SHBA-në: Sulm i ri ndaj Iranit?

Nga e njejta kategori
Politike

Spiropali akuza të forta në Asamble: Kush janë këta që na vijnë ne dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’

Politike

“Unë për ty isha Skënderbeu, ti Mamica”, replikat e forta Rama-Spiropali në asamble

Kryesore Politike

“Menduat iku ky tani”/ Shpërthimi i Ramës në Asamble: Ju keni vetëm logon, votat i kam unë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.