Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ngjarjeve të së martës në Tiranë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore, por duhet ushtruar duke respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu u shpreh kundër akteve të dhunës dhe sulmeve ndaj institucioneve e bizneseve, duke bërë thirrje për qetësi, përgjegjësi dhe respektim të ligjit.
“Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje. Aq më pak thirrjet për dhunë e kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve. E drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar. Por ajo shoqërohet me përgjegjësinë për të respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. Dhuna nuk i shërben asnjë qytetari”, shkruan ministri.
Në reagimin e tij, Gogu nënvizon rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe respektimit të ligjit gjatë ushtrimit të së drejtës për protestë.