Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, disa protestues kanë dalë para kamerave duke shfaqur objekte që pretendojnë se janë plumba gome të përdorur nga policia gjatë përplasjeve.
Sipas protestuesve, objektet janë përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës, në një moment kur situata para godinës së ministrisë është tensionuar.
Nga ana tjetër, Policia ka deklaruar se gjatë ndërhyrjes janë përdorur mjete shpërqendruese. Deri tani, nuk ka një konfirmim të pavarur për natyrën e objekteve të paraqitura nga protestuesit.

