Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialistë në një kohë kur vendi është përfshirë në protestave të forta e të dhunshme ku i kërkohet kreut të qeverisë dorëheqjen.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të grupit socialist nuk ka qenë e pranishme vetëm Elisa Spiropali, e cila pak ditë më parë iu drejtua Edi Ramës me një letër të hapur, ku i kërkonte zgjidhje politike për situatën e krijuar, pas protestave studentore.
Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos fshihej pas shumicës parlamentare, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe reflektim përballë zhvillimeve në vend.
Po ashtu mësohet se Rama në fjalimin e tij u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e tyre.
Sipas Ramës, mosdalja e deputetëve në terren po krijon idenë në perceptimin publik sikur ata janë fshehur për shkak të protestave.