Në protestën kombëtare të thirrur nga PD para Kryeministrisë mungon prezenca në shesh e kryedemokratit Sali Berisha.
Deputetët demokratë të pyetur në shesh lidhur me këtë mungesë e kanë justifikuar me arsyetimin se kreu i PD po e koordinon protestën nga selia blu.
Sakaq deri më tani në bulevardin Dëshmorët e Kombit disa qindra persona, ndërsaa pritshmëritë për një protestë kombëtare me shifra të mëdha janë larg realitetit që po shfaq sheshi. Ndërkohë të rinjtë kanë vendosur që të mos jenë bashkë me demokratët në shesh, duke paralajmëruar se do të grumbullohen sot para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00.