Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Miliarda euro të shpenzuara në kundërshtim me rregullat e BE-së
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaEkonomi

Miliarda euro të shpenzuara në kundërshtim me rregullat e BE-së

SHARE

Gjykata Evropiane e Auditorëve ka ardhur në konstatimin se rreth 3.8% e shpenzimeve nga fondet eBashkimit Evropian vitin e kaluar nuk janë shpenzuar sipas rregullave në fuqi. Nga një total prej rreth 176.3 miliardë eurosh, kjo do të thotë se afërsisht 6.7 miliardë euro janë shpenzuar në kundërshtim me rregullat e BE-së.

Ndër problemet më të zakonshme të identifikuara ishin shkeljet e rregullave të prokurimit publik, si dhe financimi i projekteve ose kostove që nuk përmbushnin kriteret e pranueshmërisë.

Megjithatë, siç thekson Gjykata e Auditorëve, norma e vlerësuar e gabimeve “nuk është tregues i mashtrimit, joefikasitetit apo shpërdorimit të fondeve”. Ajo paraqet një vlerësim të shumave që nuk janë përdorur në përputhje me rregullat e BE-së dhe ato kombëtare.

Veçmas, auditorët raportuan 17 raste të dyshuara për mashtrim te autoritetet kompetente evropiane, lidhur me shpenzimet e vitit 2025.

Fondi i Rimëkëmbjes pas Pandemisë

Lexo gjithashtu

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh
Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike
Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian
Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

Auditorët shqyrtuan në veçanti pagesat e parregullta nga Fondi i Rimëkëmbjes pas pandemisë së koronavirusit, me vlerë rreth 650 miliardë euro.

Për të përfituar nga ky fond, shtetet anëtare duhej të paraqisnin plane që përfshijnë investime dhe reforma konkrete. Fondet duhet të jepen vetëm pasi të ishin përmbushur objektivat e dakorduara për zbatimin e këtyre reformave dhe investimeve.

Sipas auditorëve, nga 37 pagesat e kryera për shtetet anëtare gjatë vitit 2025, nëntë prej tyre, ose më shumë se një e katërta, nuk ishin në përputhje me rregullat dhe kushtet në fuqi.

Ndër të tjera, u konstatuan shkelje të rregullave të prokurimit publik, ndërsa fondet u dhanë edhe përpara se të përmbusheshin objektivat përkatëse.

Objektiva të zbutura ose të ndryshuara
Auditorët identifikuan edhe raste ku objektivat e dakorduara fillimisht u zbutën, u ndryshuan ose u anashkaluan plotësisht.

“Në thelb, ambiciet e këtyre planeve po reduktohen për të siguruar që fondet të shpërndahen gjithsesi”, paralajmëroi Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Tony Murphy.

Në Luksemburg, për shembull, një aplikacion telemjekësie, i planifikuar fillimisht për të gjithë popullsinë, u zhvillua vetëm për një grup të kufizuar përdoruesish. Megjithatë, ndryshimi u miratua nga Këshilli i BE-së.

“Prandaj, objektivi u ul më vonë në mënyrë që të mund të konsiderohej i përmbushur”, kritikoi Daniel Kaspari, anëtar gjerman i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Komisioni Evropian mbron metodologjinë e tij

Komisioni Evropian deklaroi të enjten se do të shqyrtojë me seriozitet analizën dhe rekomandimet e Gjykatës së Auditorëve.

Sipas Komisionit, rreth nëntë miliardë euro u mbuluan nga masat parandaluese dhe korrigjuese gjatë vitit 2025. Ai vlerëson se norma përfundimtare e gabimeve, pas korrigjimeve në programet e rimbursimit të kostove, do të mbetet nën pragun prej dy për qind.

Kur shpenzimet e parregullta kalojnë kufirin prej dy përqind, ato konsiderohen “materialisht të rëndësishme”.

Megjithatë, Komisioni Evropian përdor një metodologji të ndryshme nga ajo e Gjykatës së Auditorëve, ndaj vlerësimet e tyre nuk janë drejtpërdrejt të krahasueshme.

Për krahasim, auditorët e BE-së vlerësuan një normë gabimi prej 3.6 përqind për vitin 2024 dhe 5.6 përqind për vitin 2023./ DW

TAGGED:beeuro
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim

Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

Bota Dosje

Alarm me kërcënime për disa fluturime në Europë, avionët ushtarakë shoqërojnë pasagjerët

Aktualitet Ekonomi

Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • erion veliaj
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.