Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi bëri të ditur në një status në rrjetin social se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nga sot nuk janë më pjesë e asnjë forumit të partisë.
Po ashtu ai bëri me dije se 3 anëtarë të Asamblesë u shprehën kundër përjashtimit të tyre, ndërsa tha se pati një keqkuptim të deklaratës së tij në media.
“Keqkuptimi padyshim i qellimshem i prononcimit tim pas Asamblese ka prodhuar nje lajm te rreme.
Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund te jene me pjese e asnje forumi re partise. Por ne nje parti si PS, ku cilido aplikon online dhe behet anetar, nuk ka sens perjashtimi edhe nga partia.
Fakti qe nuk u votua ne asamble eshte shume i thjeshte. Tre shoke qe ishin kunder parimisht per perjashtimin u shprehen lirisht dhe ne mbyllje gjithcka ishte e qarte. Ky eshte fakti ndersa te tjerat jane konsum mediash qe mund ta mbulojne diellin me shoshe vetem tani qe u be nate. Neser eshte nje dite e re dhe Partia Socialiste do te vazhdoje rrugen me frymen pozitive te kesaj asambleje.”