Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kampioni francez i xhudos shpall kandidaturën për President në Francë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Kampioni francez i xhudos shpall kandidaturën për President në Francë

SHARE

Kampioni francez i xhudos, Teddy Riner, ka njoftuar kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë.

37-vjeçari, i cili ka fituar pesë medalje të arta olimpike, e bëri publik vendimin këtë të hënë, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, si dhe në një intervistë për gazetën franceze “Le Parisien”.

“Quhem Teddy Riner dhe sot jua them sy më sy: jam kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027”, deklaroi kampioni francez.

Riner, i cili vjen nga Guadalupeja, një territor francez në Karaibe, thotë se synon të bashkojë francezët përtej ndarjeve politike. Ai e përkufizon veten si as të majtë dhe as të djathtë, ndërsa synon të bëhet një president që bashkon dhe pajton shoqërinë.

“Dua të tregoj se Franca mund të ringrihet”, është mesazhi i tij, ndërsa sloganin e fushatës e ka zgjedhur: “La France qu’on veut” (Franca që duam).

Lexo gjithashtu

Revolucioni i heshtur i Gjeneratës Z ndaj punës: Epoka e dorëheqjeve, pse gjithnjë e më shumë njerëz po i thonë ‘JO’ punës!
Makina përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, forcat e sigurisë në alarm. Arrestohen dy persona
A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme? Trump: Gjithçka varet nga makinat, më të rëndësishme se votuesit
BE do jetë në bisedimet në Abu Dhabi për Ukrainën, Von der Leyen e konfirmon pas telefonatës me Zelensky-n

Sportisti thotë se vendimin për t’u futur në politikë e ka menduar që pas Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024, por se shqetësimi për përçarjen sociale, zemërimin e qytetarëve dhe mungesën e shpresës për të ardhmen e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë hap.

Ai ka bërë të ditur se synon ta çojë deri në fund garën presidenciale, pa përjashtuar mundësinë për të vazhduar njëkohësisht karrierën sportive dhe për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028.

Megjithatë, për të qenë zyrtarisht në garën presidenciale, Riner duhet të sigurojë edhe 500 firmat e mbështetjes nga përfaqësues të zgjedhur, sipas rregullave zgjedhore franceze

TAGGED:francekampioni i xhudosTeddy Riner
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Nga idhull i Real Madridit në pankinë, Raul merr drejtimin e skuadrës spanjolle

“Bernabeu” kthehet në makinë parash, Reali pret 420 milionë euro nga stadiumi

10 vite e gjysmë burg për Russell Brand, aktori britanik dënohet për p*rdhunim dhe sulme s*ksuale

Maluma vjen në Kosovë! Prishtina në listën e turneut të këngëtarit kolumbian

Mediat fqinje zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: Ka bërë kërdinë me vjedhje në Greqi

Nga e njejta kategori
Bota

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë çeliku në Izmir, 10 të vdekur e 15 të plagosur

Bota

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale të Gjermanisë

Bota

Zgjedhjet e 29 nëntorit në Spanjë, e djathta kryeson ndjeshëm në sondazhe

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • ministria e arsimit
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.