Mbrëmjen e djeshme, kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me publikimin e disa videove intime të tij me disa personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar.
Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore, raportohet se Hila ka pranuar se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë për arsye sigurie.
Po ashtu, gjatë dëshmisë së tij, kompozitori ka mohuar që qëllimi i vendosjes së kamerave në dhomën e gjumit të ketë qenë filmimi i momenteve intime, por ka deklaruar se ato janë vendosur për sigurinë e banesës.
Sipas tij, kamerat janë instaluar që në vitin 2022 dhe ishin pa memorie për ruajtjen e pamjeve. Sa i përket publikimit të videove, Hila ka mohuar se ka dorë dhe mësohet të ketë thënë se është në diejni për ngjarjen nga miq të tij.
Nuk dihet ende nëse policia do të marrë nën hetim kompozitorin, ndërsa pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga “blutë” e kryeqytetit.