Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetOpinionPolitike

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri

SHARE

Nga Mentor Kikia

Z. Berisha, padyshim që ju nuk jeni në krye të listës së përgjegjësve për atë që po ndodh sot në Shqipëri dhe zgjidhja nuk mund të kërkohet te ju. 

Por ju jeni padyshim pjesë e përgjegjësisë për gjithçka është bërë keq këto 35 vjet. Ndaj, ju duhet të ndihmoni për të gjetur zgjidhjen. 

Ju mund të ndihmoni duke mos qenë një alternativë! 

Çfarë do të thotë kjo? 

Lexo gjithashtu

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve
Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin
Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit
Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve

Ju e dini shumë mirë se, nëse nga SHBA-ja dhe BE-ja, në fillim të javës, do të kishte pasur mesazhe të tjera, të ndryshme nga ato që u lëshuan, situata nuk do të ishte kjo që është sot. Që do të thotë se “faktori ndërkombëtar” është ende shumë i rëndësishëm. 

Ju e dini, gjithashtu, se në tryezat e “ndërkombëtarëve” mund të ketë 100 skenarë se si mund të largohet Rama, por vetëm njëri nuk është: ai që Rama të zëvendësohet nga Berisha. 

Këtë Rama e di dhe e përdor si varkë shpëtimi, përmes retorikës: “Ja, iku Rama, po kush do të vijë? Berisha përsëri?” 

Këtu, me të drejtë, shumica e shqiptarëve thonë “JO”! 

● Sepse zgjidhja nuk është shkarkimi i të gjithë drejtorëve, as i të gjithë ministrave, as i gjithë qeverisë dhe parlamentit bashkë, por shkulja e një sistemi, pjesë e të cilit jeni edhe ju. 

● Sepse livadhi juaj i pushtetit tashmë është tharë. Ju mund t’i hidhni pleh dhe ujë, por ai nuk mbin më. 

● Sepse njeriu mund të luftojë me gjithçka, vetëm me kohën e tij jo. Atë nuk e kthen dot mbrapsht, nuk i jep dot “reply” as jetës, as karrierës. 

Shkurt, ju nuk duhet të jeni kandidat për kryeministër i PD-së, partisë që potencialisht mund të marrë pushtetin në një rotacion të mundshëm me socialistët. 

Ndaj, bëjini një shërbim Shqipërisë: deklarojeni publikisht tërheqjen tuaj nga ambicia për të qenë kryeministër.  

Lërjani historisë t’ua përcaktojë vendin ku do të qëndroni! 

Çlirojeni politikën nga “gogoli Berisha”, që rri pas derës për të zënë karrigen sapo Rama të dalë nga zyra. Ju jeni vërtet frymëzim për Partinë Demokratike, por jeni edhe pengesë që ajo të marrë pushtetin. 

Përtej deformimit të zgjedhjeve përmes një mijë mekanizmave nga qeveria, “Sali Berisha kryeministër” nuk është dhe nuk duhet të jetë një opsion. 

Dhe kjo ka koston e saj elektorale! 

Jepini një shans opozitarizmit politik të bashkohet me opozitarizmin qytetar, i cili sot është dukshëm më i madh. 

P.S. Ju, mbështetës të z. Berisha, para se të filloni nga sharjet, lexojeni edhe një herë atë që kam shkruar dhe pastaj shkruani ç’të doni.

TAGGED:mentor kikiaprotestasali berisha
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

Gjobiten protestuesit me nga 5 mijë lekë të rinj, policia: Bllokuan qarkullimin në rrugë

Bordi i Transparencës i përhershëm? Malaj: Monitorim për uljen e TVSH dhe taksën e qarkullimit

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rriten pagat e policëve, jepen 3.3 mld lekë

Nga e njejta kategori
Kryesore Politike

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Aktualitet Kryesore

U tha se humbi jetën nga sulmi ariut, ndryshon pista për vdekjen e 62-vjeçarit, u gjet i vrarë me armë zjarri (DETAJE)

Bota

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.