Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

SHARE

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim.

Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik.

Estonia pash nisi reformat në arsim që në vitet ’90, me përfshirjen e teknologjisë në shkolla, kanë ecur paralelisht me zhvillimin e administratës digjitale dhe industrisë së teknologjisë së informacionit. Këto reforma krijuan një bazë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

Sipas OECD, sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit gjeneron rreth 8.5% të vlerës së shtuar në ekonominë estoneze, një nga peshat më të larta mes vendeve të organizatës.

Estonia është bërë gjithashtu një qendër e rëndësishme e sipërmarrjeve teknologjike, duke treguar se një treg i vogël i brendshëm nuk përbën domosdoshmërisht pengesë për zhvillimin e industrive që konkurrojnë ndërkombëtarisht.

Lexo gjithashtu

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë
Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare
Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë

Një tjetër shembull vjen nga Sllovenia, e cila ka ndërtuar një ekonomi me bazë të fortë industriale, të mbështetur në kualifikimin profesional, kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Në vitin 2024, vetëm shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në Slloveni arritën në rreth 2.1% të PBB-së, ose 1.44 miliardë euro. Rreth 69% e aktivitetit kërkimor u realizua nga sektori i bizneseve, çka tregon rëndësinë që ka inovacioni në veprimtarinë e ndërmarrjeve dhe lidhjen e tij me ekonominë prodhuese.

Përvojat e Estonisë dhe Sllovenisë tregojnë se ekonomitë e vogla mund të krijojnë avantazhe konkurruese duke investuar te njohuritë, aftësitë teknike dhe teknologjia. Në Shqipëri, përkundrazi, arsimi ka mbetur i nënfinancuar për një periudhë të gjatë, teksa rezultatet në arritje mësimorë kanë bërë hapa pas.

Në vitin 2015, shpenzimet publike për arsimin përfaqësonin 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa dhjetë vjet më vonë ky tregues qëndron pothuajse në vendnumëro, në rreth 3.2%. Problemi nuk qëndron vetëm te niveli i fondeve, por edhe te mungesa e një lidhjeje të fortë ndërmjet sistemit arsimor, nevojave të tregut të punës dhe politikave për zhvillimin ekonomik.

Në dhjetë vitet e fundit, struktura e ekonomisë shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme, me një zhvendosje graduale nga sektorët prodhues drejt shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit. Bujqësia ka humbur peshë në ekonomi, ndërsa industria, pas një periudhe zgjerimi, ka hyrë në një cikël rënës.

Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e industrisë në PBB zbriti në 10,07% në vitin 2025, niveli më i ulët që nga viti 2009. Edhe bujqësia vijoi tkurrjen, duke shënuar të pestin vit radhazi me rënie të prodhimit. Në të kundërt, ndërtimi dhe aktivitetet e lidhura me turizmin janë kthyer në nxitës të rëndësishëm të ekonomisë.

Krahasuar me vitin 2015, modeli ekonomik është orientuar më shumë drejt aktiviteteve që mbështeten te konsumi, pasuritë e paluajtshme dhe flukset turistike, ndërsa baza prodhuese mbetet e dobët. Kjo zhvendosje ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë afatgjatë dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë shqiptare.

Diferencat në paga tregojnë gjithashtu potencialin e sektorëve që kërkojnë fuqi punëtore më të kualifikuar. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare bruto në ekonomi arriti në 90,119 lekë, ku rritja më e madhe eridhi për profesionet elementare.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit kufizon zhvillimin e këtyre aftësive, ndërsa struktura aktuale e ekonomisë nuk krijon kërkesë të mjaftueshme për punonjës me kualifikime të larta.

Për dekada me radhë është krijuar një rreth vicioz, ku investimet e pakta në arsim kufizojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa mungesa e sektorëve me produktivitet të lartë pakëson mundësitë për ta shfrytëzuar këtë kapital brenda vendit./ Monitor.al

TAGGED:arsimiekonomiashqiperia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes

Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Nga e njejta kategori
Bota

Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

Showbiz

Merr fund martesa e Angela Martinit, modelja shqiptare konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.