Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e Shëndetësisë ndalon procedurën
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
PolitikeUncategorized

Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e Shëndetësisë ndalon procedurën

xr:d:DAFIESsCbvw:10,j:32807823656,t:22081313
SHARE

Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra spitalore në vend është anuluar nga autoriteti kontraktor.

Procedura, me objekt ofrimin e shërbimit të hemodializës në spitalet e Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për një periudhë 48-mujore, kishte një fond limit prej 4 miliardë e 591 milionë lekësh pa TVSH.Tenderi ishte zhvilluar me procedurë të hapur dhe në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator, kompania Diaverum AB. Subjekti ishte shpallur fitues më 10 shtator 2026, me një ofertë prej 4 miliardë e 440 milionë e 664 mijë e 800 lekësh pa TVSH.

Megjithatë, procedura është anuluar më pas, ndërsa sipas të dhënave të publikuara në sistemin Open Data të Agjencisë së Prokurimit Publik, shkak për anulimin është bërë konstatimi i “gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit”.Procedura kishte nisur më 17 gusht dhe afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 1 shtator, pra vetëm 15 ditë pas publikimit të njoftimit.

Në dokumentet e tenderit, autoriteti kontraktor e kishte justifikuar shkurtimin e afatit me urgjencën për garantimin e vijimësisë së shërbimit të hemodializës, duke e cilësuar atë si një shërbim shëndetësor esencial dhe jetik. Argumentimi lidhej edhe me përfundimin e kontratës ekzistuese dhe kohën e nevojshme për zhvillimin e një procedure të re.

Anulimi vjen në nisje të drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga ministrja e re Klodjana Spahiu. Tashmë pritet që për shërbimin e hemodializës të ndiqet një procedurë e re prokurimi, pas konstatimit të problematikave në dokumentet e tenderit të parë.Tenderi kishte tërhequr vëmendje edhe për faktin se në garë kishte vetëm një konkurrent, ndërsa procedura ishte shënuar me “RedFlag” në analizën e të dhënave të prokurimit.

Lexo gjithashtu

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin
Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim
Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Kgv gvy shënim lidhet me rrethana që mund të sinjalizojnë risk potencial në aspektin e pajtueshmërisë ligjore apo të praktikave të prokurimit, por nuk përbën në vetvete konstatim të një shkeljeje apo korrupsioni.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Aktualitet Politike

Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.