Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë, Policia ka vendosur 44 masa administrative, dy prej të cilave në vlerën 500 mijë lekë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë kryer në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e akteve të dhunës dhe shkeljeve të konstatuara gjatë protestës.
Në pranga kanë rënë:
E. K., 33 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e trafikndarëseve dhe thyerjen e stendave të reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
I. R., 23 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat.
Një i mitur, 15 vjeç, i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishja e rendit dhe qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrimi i pronës dhe mosbindja ndaj urdhrave të punonjësve të rendit publik.
Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht për veprimet e kryera gjatë tubimit.
Paralelisht, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative. Dy prej masave administrative janë në vlerën 500 mijë lekë.
Njoftimi:
Tubimi në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 18 të tjerë