Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Unë për ty isha Skënderbeu, ti Mamica”, replikat e forta Rama-Spiropali në asamble
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

“Unë për ty isha Skënderbeu, ti Mamica”, replikat e forta Rama-Spiropali në asamble

SHARE

Një debat i ashpër ka përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe deputeten Elisa Spiropali gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit. Gjatë diskutimeve, Rama ka kërkuar përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste, por propozimi nuk është hedhur në votim, pas kundërshtimeve të disa figurave të rëndësishme të partisë.

Sipas burimeve nga mbledhja, Spiropali ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit, ndërsa në mbështetje të saj kanë dalë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe, të cilët nuk kanë qenë dakord me përjashtimin e saj nga partia.

Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit është shoqëruar edhe me replika të drejtpërdrejta. Gjatë debatit, kryeministri i është drejtuar deputetes me një krahasim historik, duke iu referuar marrëdhënies së tyre të mëparshme politike.

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu dhe ti ishe Mamica, por ti i re shtëpisë tënde me gur dhe u bëre flamingo”, mësohet të ketë thënë Rama.

Nga ana e saj, Spiropali ka deklaruar se qëndrimet kritike nuk kanë qenë të drejtuara personalisht ndaj kryeministrit, por ndaj mënyrës së përzgjedhjes së ministrave dhe drejtuesve, si dhe ndaj personave që, sipas saj, abuzojnë me pushtetin.

Lexo gjithashtu

Pandeli Majko ngre shqetësimin për 1000 video intime në Asamblenë e PS-së, Rama përgjigjet me humor
Nga Nano te Spiropali e Ndreca, ja cilat janë figurat që u përjashtuan ndër vite nga Partia Socialiste
Marjana Koçeku sulmon Ramën pas Asamblesë: Një parti që nuk kontrollon veten nuk qeveris dot
Rama publikon pamjet nga Asambleja e PS-së dhe përcjell mesazhin për integrimin europian: Shqipëria drejt BE-së në vitin 2030

“Unë nuk kam qenë kundër teje, por kundër mënyrës si zgjidhen ministrat dhe drejtorët, dhe atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shfrytëzojnë Partinë Socialiste. Nëse kjo duket si flamingo, atëherë unë jam një flamingo. Kam qenë kryetare e Kuvendit, nuk ka procedurë që më përjashton”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe emri i deputetit Plarent Ndreca. Fatmir Xhafaj ka mbajtur qëndrimin se ndaj Spiropalit dhe Ndrecës mund të ndërmerren masa disiplinore, por jo deri në përjashtimin e tyre nga partia. Edhe Pandeli Majko dhe Erion Braçe kanë kundërshtuar një masë të tillë.

Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, deklaroi se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, por përjashtimi i tyre nga anëtarësia nuk ka kuptim.

I pyetur se përse kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nuk u hodh në votim, Klosi tha se tre anëtarë të Asamblesë kishin shprehur kundërshtimin e tyre parimor ndaj kësaj mase dhe se diskutimi ishte mbyllur pas qëndrimeve të tyre.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shënon Manaj, Shqipëria kalon në avantazh përballë Bjellorusisë

Dominim i kombëtares përballë Bjellorusisë, Asllani godet shtyllën

Përdorim i fotografive dhe videove nga telefonat pa pëlqimin e përdoruesve, Italia kërkon 800 mln euro nga Facebook

Holanda plan të posaçëm për “Fazën e Zezë”, supermarketet kthehen në pika emergjence

Izraeli përgatit skenarin pa SHBA-në: Sulm i ri ndaj Iranit?

Nga e njejta kategori
Politike

Braçe mohon negociatat me Ramën për postin e ministrit: Karriget nuk kanë qenë qëllimi im

Politike

Spiropali akuza të forta në Asamble: Kush janë këta që na vijnë ne dyert e familjeve sa herë themi një fjalë për ‘shefen’ apo për ‘shefin’

Kryesore Politike

“Menduat iku ky tani”/ Shpërthimi i Ramës në Asamble: Ju keni vetëm logon, votat i kam unë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.