Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në fshatin Karkavec, në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua.
E lënduara është identifikuar si Xhire Xhafer Korriku, e cila është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke KNZ 7418, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, si dhe një automjet tip “Benz”, me targa AB 150 DL, në drejtimin e Lorenc Denas.
Deri më tani nuk ka një informacion të plotë mbi shkaqet që çuan në këtë përplasje. Ndërkohë, policia ka nisur veprimet përkatëse hetimore, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive për aksidentin.