Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Diella” mbetet në qeveri, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e opozitës
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

“Diella” mbetet në qeveri, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e opozitës

SHARE

Ministrja virtuale e Inteligjencës Artificiale, “Diella”, nuk do të jetë objekt i një shqyrtimi kushtetues në themel, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve të opozitës.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata sqaron se dekretet presidenciale nuk e kanë emëruar “Diellën” si anëtare të Këshillit të Ministrave, ndërsa pretendimet e opozitës nuk plotësojnë kushtet për shqyrtimin e mosmarrëveshjes së kompetencave.

Vendimi është marrë më 8 tetor 2026 dhe është shpallur më 9 nëntor. Në vendimin e zbardhur, Gjykata argumenton se dispozitat e kundërshtuara nuk kanë karakter normativ dhe se kërkuesit nuk legjitimohen për të ngritur një mosmarrëveshje kompetencash. Për këtë arsye, Gjykata nuk ka shqyrtuar në themel pretendimet për papajtueshmërinë e dekreteve me Kushtetutën.

Kërkesa ishte paraqitur nga 39 deputetë, të përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe avokati Marash Logu. Ata kundërshtuan nenin 2 të dekretit nr. 331, datë 12 shtator 2025, për emërimin e Kryeministrit, si dhe një pjesë të dekretit nr. 333, datë 15 shtator 2025, për emërimin e Këshillit të Ministrave.

Lexo gjithashtu

U var pas trenit sepse nuk kishte biletë, si e pësoi i riu shqiptar në Gjermani
Nga idhull i Real Madridit në pankinë, Raul merr drejtimin e skuadrës spanjolle
Revolucioni i heshtur i Gjeneratës Z ndaj punës: Epoka e dorëheqjeve, pse gjithnjë e më shumë njerëz po i thonë ‘JO’ punës!
“Bernabeu” kthehet në makinë parash, Reali pret 420 milionë euro nga stadiumi

Në të dyja dekretet përcaktohej se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale “Diella”.

Deputetët pretenduan se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese, duke krijuar një strukturë të re ministrore dhe duke i ngarkuar Kryeministrit përgjegjësi të reja.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se dispozitat e kundërshtuara nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme juridike për krijimin e kompetencave apo strukturave të reja.

“Nuk rezulton se ai përbën, në vetvete, bazë juridike autonome dhe të mjaftueshme për krijimin e kompetencave, detyrimeve ose strukturave të reja. Veprimet ose aktet e mëtejshme duhet të gjejnë mbështetjen e tyre në burimin juridik të kompetencës së organit që i ndërmerr”, thuhet në paragrafin 29 të vendimit.

Gjykata ndalet edhe te statusi i “Diellës”, duke konstatuar se nga dekretet presidenciale nuk rezulton që ajo të jetë emëruar anëtare e Këshillit të Ministrave.

“Gjykata konstaton se nga përmbajtja e dekreteve nuk rezulton se ‘Diella’ është emëruar si anëtare e Këshillit të Ministrave ose si funksionare e një organi të parashikuar në Kushtetutë”, thuhet në paragrafin 41.

TAGGED:diellaGjykata Kushtetuesepartia demokratike
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

10 vite e gjysmë burg për Russell Brand, aktori britanik dënohet për p*rdhunim dhe sulme s*ksuale

Maluma vjen në Kosovë! Prishtina në listën e turneut të këngëtarit kolumbian

Mediat fqinje zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: Ka bërë kërdinë me vjedhje në Greqi

Përplasen 2 automjete në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, një grua bëhet për spital

Macron fton Ramën në Paris, në fokus paqja dhe bashkëpunimi

Nga e njejta kategori
Sport

Dëmtim në momentin e papërshtatshëm, sa do mungojë Granit Xhaka?

Aktualitet Politike

Dorëhiqet Liburn Aliu, Andrea Shllaku emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit

Aktualitet

Presidenti Begaj dhe homologu italian Mattarella takim me kryetarët e komunave arbëreshe

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • spak
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.