Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme? Trump: Gjithçka varet nga makinat, më të rëndësishme se votuesit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaKryesorePërtej

A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme? Trump: Gjithçka varet nga makinat, më të rëndësishme se votuesit

SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve të mesit të mandatit (Midterm) të mbajtura në SHBA, duke ngritur pretendime për manipulim të mundshëm të rezultateve përmes makinave elektronike të votimit.

Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social këtë të hënë, Trump ka vënë në dyshim korrektësinë e procesit zgjedhor, duke pretenduar se rezultatet e votimit të hershëm ishin të tilla që e bënin të pamundur fitoren e kandidatëve republikanë.

“A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të ndershme? Si ka mundësi që sondazhet të ishin kaq të gabuara? Disa nga rezultatet e votimit të hershëm ishin aq të larta, saqë ishte e pamundur të fitohej, pavarësisht se sa njerëz shkuan për të votuar”, shkroi Trump.

Më tej, presidenti amerikan drejtoi kritikat ndaj sistemeve elektronike të votimit, duke deklaruar: “Gjithçka varet nga makinat, të cilat janë shumë më të rëndësishme se votuesit!”.

Deri tani, dyshimet dhe ankesat që kanë qarkulluar për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, të 3 nëntorit 2026, lidhen kryesisht me identifikimin e votuesve, makinat elektronike, votimin e hershëm dhe administrimin e listave zgjedhore.

Lexo gjithashtu

Revolucioni i heshtur i Gjeneratës Z ndaj punës: Epoka e dorëheqjeve, pse gjithnjë e më shumë njerëz po i thonë ‘JO’ punës!
Macron fton Ramën në Paris, në fokus paqja dhe bashkëpunimi
Makina përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, forcat e sigurisë në alarm. Arrestohen dy persona
BE do jetë në bisedimet në Abu Dhabi për Ukrainën, Von der Leyen e konfirmon pas telefonatës me Zelensky-n

Kështu në Teksas një gabim në sistemin elektronik bëri që aplikimet për regjistrim dhe përditësimin e të dhënave të votuesve të mos përcilleshin te autoritetet zgjedhore lokale.  Rreth 500 mijë regjistrime mbetën në pritje.

Ndwrsa në Westchester County, një gabim në programimin e makinave të skanimit bëri që pajisjet të mos pranonin fletëvotimet në hapjen e qendrave të votimit.

Në Milwaukee, Wisconsin, dhe në Leavenworth County, Kansas, u raportuan ndërprerje dhe vështirësi të lidhura me gabime administrative.

TAGGED:donald trumpzgjedhjet e mesmandatitZv.presidenti i SHBA
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

U var pas trenit sepse nuk kishte biletë, si e pësoi i riu shqiptar në Gjermani

Nga idhull i Real Madridit në pankinë, Raul merr drejtimin e skuadrës spanjolle

“Bernabeu” kthehet në makinë parash, Reali pret 420 milionë euro nga stadiumi

10 vite e gjysmë burg për Russell Brand, aktori britanik dënohet për p*rdhunim dhe sulme s*ksuale

Maluma vjen në Kosovë! Prishtina në listën e turneut të këngëtarit kolumbian

Nga e njejta kategori
Bota

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë çeliku në Izmir, 10 të vdekur e 15 të plagosur

Bota

Kampioni francez i xhudos shpall kandidaturën për President në Francë

Bota

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale të Gjermanisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • spak
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.