Pa pjesëmarrjen e opozitës dhe pa një marrëveshje politike për hartën e re me 46 bashki, socialistët kanë vijuar këtë të hënë punën për reformën administrativo-territoriale. Në tryezën e komisionit, PS ka rihapur thirrjen për demokratët që t’i bashkohen procesit, ndërsa ka propozuar edhe ndryshimin e përbërjes së tij për të përfshirë parti të tjera parlamentare.
“Ftesa është e hapur sot për opozitën, që do të ketë të gjithë hapësirat e saj në të gjithë. Të bëhen pjesë partitë me më shumë se dy mandate në parlament. Kërkesa nga balla: ndryshim në funksionimin e komisionit tonë, kërkon komisioni 18 anëtarë, 5 PD, 1 përfaqësues Aleanca për Ndyshim, dy anëtarë të rinj, nga partitë që kanë fituar të paktën 2 mandate në zgjedhjet”, u shpreh Mazniku.
Në këtë fazë të dytë Komisioni i posaçëm do të punojë mbi 3 ligje, që prekin pushtetin vendor.
“Bashkitë e reja do i përdorim si bazë. pjesa e parë funksionet, janë 42, janë strukturuar në 3 gurpe; funksionet infrastrukturore, qeverisja: ndarja e detyrave, detyrat që od të kenë qytete, elementi I financave, transferta, rajonalizimi në funksion, niveli rajonal; rishikimi për ligjin 20/20, roli i qarkut të ri, si do të funksionojë koncepti i rajonalizimit”, shtoi Mazniku.
Harta e re ndan vendin në 46 bashki, shton si njësi “Qytetin” 77 të tilla, që do të kenë secili nga një nënkryetar në këshillat bashkiak që zgjidhen në zgjedhjet e 9 majit të 2027.