Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Showbiz

Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac

SHARE

Avokati Michael Sanft, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Duane “Keffe D” Davis në procesin gjyqësor për vrasjen e reperit legjendar Tupac Shakur, është gjetur i vdekur në banesën e tij në moshën 55-vjeçare. Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “Las Vegas Review-Journal”.

Vdekja e tij vjen vetëm pak javë pas një zhvillimi të rëndësishëm në çështjen që për afro tri dekada mbeti një prej mistereve më të mëdha të historisë së muzikës hip-hop. Klienti i tij, Duane “Keffe D” Davis, u shpall fajtor nga juria dhe u dënua me 40 vite deri në burgim të përjetshëm për rolin e tij në organizimin e vrasjes së Tupac Shakur.

Reperi amerikan u qëllua për vdekje në shtator të vitit 1996, teksa ndodhej në sediljen e pasagjerit të një automjeti që drejtohej nga Marion “Suge” Knight, themeluesi i kompanisë diskografike “Death Row Records”. Ngjarja ndodhi në Las Vegas dhe për shumë vite autorët e saj mbetën të paidentifikuar. Davis u arrestua në vitin 2023, duke rikthyer në vëmendje një prej dosjeve më të bujshme kriminale në SHBA.

Sipas akuzës dhe vendimit të gjykatës, vrasja ishte organizuar si akt hakmarrjeje pas një përleshjeje fizike në kazinonë MGM Grand të Las Vegasit, ku ishin përfshirë Tupac Shakur, personat që e shoqëronin dhe nipi i Davis.

Ndërkohë, autoritetet policore në Las Vegas kanë bërë të ditur se nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar rrethana të dyshimta lidhur me vdekjen e avokatit Michael Sanft. Shkaku i saktë i ndarjes së tij nga jeta mbetet ende për t’u përcaktuar.

Lexo gjithashtu

Dashuria nuk njeh moshë, moderatori 65-vjeçar konfirmon lidhjen me sipërmarrësen 32-vjeçare
Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, dyshohet për posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë
Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos
80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dy gola në 19 minuta, Interi kalon me sukses pengesën Como

Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën

Përplasje mes autobotit dhe motomjetit në Fier, një person përfundon i plagosur

Spiropali i kushton lutjen e së dielës të sëmurëve: “Zoti qoftë me ju”

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në tryezën e mafies, ulen si të barabartë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra

Nga e njejta kategori
Showbiz

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Showbiz

Shkoi me pushime, 23-vjeçarja përfundon me infeksion të rëndë në tru

Showbiz

Ndahet nga jeta Tinto Brass, ikona e kinemasë erotike italiane

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • ministria e arsimit
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.