Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Zbulohen mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone në Spanjë, hetimet prekin organizatën shqiptare
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Zbulohen mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone në Spanjë, hetimet prekin organizatën shqiptare

SHARE

Në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës janë zbuluar mbi 10 ton kokainë në kuadër të një operacioni që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.

Sipas mediave spanjolle, droga ishte magazinuar në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës.

Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga. Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.

Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë procesit të shkarkimit.

Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit.

Lexo gjithashtu

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike
Zgjedhjet në SHBA, pretendime për manipulim: 2 100 qarqe lëvizën drejt demokratëve, çfarë tregojnë shifrat?
Tjetër rast kërcënimi, avioni Romë-Lisbonë ulet nën masa sigurie
Bursat në ‘pikiatë’, Trump fajëson fitoren e demokratëve për rënien e Wall Street

Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës. Në vendngjarje mbërriti një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.

Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe kapanonin e dytë, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.

Sipas raportimeve, në kapanonin e parë janë numëruar më shumë se 5 tonë kokainë, ndërsa zbulimi i ambientit të dytë e rriti ndjeshëm sasinë e sekuestruar.

Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro.

Hetuesit e Njësisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës po analizojnë adresat e shënuara në kuti, për të përcaktuar destinacionet e ngarkesave dhe strukturën logjistike të organizatës.

TAGGED:kokaineoperacionshqiptarspanje
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Pas tre orësh në SPAK, Ardit Gjebrea: S’flas dot për shkak të sekretit hetimor, prokurorët ishin miqësorë

Rama: Inspektorët do të pajisen me kamera në trup, kontrollet e befasishme duhet të marrin fund

Berisha u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Nesër të gjithë me studentët

Maran shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, ftohet mbrojtësi i Dinamos

Nga e njejta kategori
Bota

Rënie e fortë në bursat botërore, humbjet në Wall Street dhe Azi përhapen edhe në Evropë

Bota

Moti i keq prek jugun e Francës, humbin jetën dy persona në Korsikë

Bota

Trump diskuton me ekipin e sigurisë kombëtare rifillimin e sulmeve ndaj Iranit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.