Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Malaj prezanton projektbuxhetin: Indeksim pensioneve me fond 1.35 miliardë euro
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetEkonomi

Malaj prezanton projektbuxhetin: Indeksim pensioneve me fond 1.35 miliardë euro

SHARE

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e paketës fiskale. Malaj tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë vijon të jetë mbështetja për moshën e tretë ku pensionet zënë një vend të veçantë në prioritetet e buxhetit.

Ministri theksoi se me buxhetin 2027 parashikohet indeksimi i pensioneve në prill 2027, me një fond prej rreth 1,35 miliardë lekësh. Gjithashtu, Malaj bëri me dije se do ketë dyfishim të vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin.

“Pozitat e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare janë vlerësuar edhe nga ekonomitë ndërkombëtare të vlerësimit. Një nga prioritetet e buxhetit 2027 do të jetë mbështetja për moshën e tretë. Parashikohet indeksimi i pensioneve dhe afrimi i këtij indeksimi në muajin prill 2027, një politikë që kërkon një fond shtesë nga buxheti të parashikuar në masën 1.35 miliardë lekësh. Në total, kosto për indeksimin e pensioneve plus afrimin në kohë të këtij indeksimi, i kushton buxhetit të shtetit 40 milionë euro. Do të kemi dyfishim të vlerës së bonusit mujor për pensionistët, duke nisur nga 1 janari 2027, me një kosti 20 miliardë lekësh”, tha Malaj.

Në fjalën e tij, Malaj tha se buxheti i vit të ardhshëm forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë më në nevojë. Ministri tha se parashikohet dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre. Ai shtoi se do vijojë bonusi i bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera rritet progresivisht për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.

“Dyfishim i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për kujdestarët e tyre. Do të vijojmë me bonusin e bebeve, përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera do të rritet progresivisht përmes fëmijës së parë, të dytë dhe të tretë. Për vitin 2027, vetëm për mbrojtjen sociale, financimi nga Buxheti i Shtetit arrin në masën e 279.7 miliardë lekë, ose rreth 30% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Arsimi do të vijojë të jetë një investim i drejtpërdrejtë i kësaj qeverie për të ardhmen e vendit. 1.1 miliardë lekë shkojnë për rritjen e bursave për studentët në nevojë”, shtoi Malaj.

Lexo gjithashtu

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shembet një pjesë e mureve
Detajet e reja/ Tragjedi gjatë gjuetisë në Bulqizë, 29-vjeçari qëllohet për vdekje aksidentalisht
Komisioni Europian fut në raport edhe protestat: Duhet dialog konstruktiv mes palëve
Të shtëna me armë në Bulqizë, plagoset një person
TAGGED:2027indeksimipensionetPetrit Malajprojektbuxheti
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Rama për progres raportin e BE-së: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë

‘E kthyet selinë e PD si magazinë molotovi’/ Përplasje në komision për protestën, Tabaku: U thyen kockat të rinjve ( largohet nga mbledhja)

GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtuesen e SHISH-it Vlora Hyseni

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë, por kërkon rezultate konkrete kundër korrupsionit

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë

Nga e njejta kategori
Aktualitet Bota

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Aktualitet Politike

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Aktualitet Ekonomi

Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.