Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: 735 pedagogë thirrje Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetAnalizëPërtej

735 pedagogë thirrje Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

SHARE

Një deklaratë me 5 pika e iniciuar nga Forumi për Dialog Politik është firmosur nga 735 pedagogë deri më tani, ku mes të tjerash kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e asaj që e cilësojnë si dhunë ndaj studentëve gjatë protestave.

Mes 735 firmëtarëve spikasin emra të njohur të botës akademike dhe jetës publike, si akademiku Stefan Çapaliku, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, akademiku Ardian Ndreca dhe Arbër Rendi, anëtar i Senatit Akademik.

Në pikën e parë, firmëtarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe “t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit”.

Ata kërkojnë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila, sipas deklaratës, duhet të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Në pikën e dytë, thirrja i drejtohet Policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit, të cilëve u kërkohet të ndalojnë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave që firmëtarët i konsiderojnë të paligjshëm.

Lexo gjithashtu

Nga stoli në histori, Muriqi: Kemi treguar se sa e madhe është Fenerbahçe
Shkoi me pushime, 23-vjeçarja përfundon me infeksion të rëndë në tru
Ndahet nga jeta Tinto Brass, ikona e kinemasë erotike italiane
Aksidenti i rëndë në Levan–Vlorë, ndërron jetë këmbësori që u përplas nga makina

Pika e tretë u drejtohet përfaqësive diplomatike në Tiranë, të cilave pedagogët u kërkojnë të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Në pikën e katërt, firmëtarët u bëjnë thirrje protestuesve të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private, për t’i hequr, sipas tyre, çdo justifikim qeverisë për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës.

Në pikën e pestë, pedagogët u bëjnë thirrje qytetarëve të Tiranës që, “njësoj si në 1991”, t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre.

“Nëse ne jemi liderë në auditorët e universiteteve, sot studentët janë liderë tanë në shesh. Bashkohuni me ne për t’i mbrojtur nga dhuna”, thuhet në fund të deklaratës.

TAGGED:edi ramapedagogetprotestauniversiteti i tiranes
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Muriqi i jep fitoren Fenerbahçes ndaj Liverpoolit, Pilo shënon kundër Real Madridit

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari, ndërhyjnë ekspertët e xhenios

“Polici e krimit”, shoqërohen dy aktivistë te Kryeministria, protestuesit dalin para Drejtorisë së Policisë

Vajza e John Travolta-s përlot me fjalët për të atin: Ti je heroi ynë, babi

Cristian Shpendi i pandalshëm, sulmuesi shqiptar vendos rekorde në Itali

Nga e njejta kategori
Showbiz

Çfarë u gjet në gjak?/ Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

Bota

Tragjedi/ Babai dyshohet se vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas i dha fund jetës

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Levan–Vlorë, makina merr përpara një person

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.