Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protestat, Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem duhet shembur
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Protestat, Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem duhet shembur

SHARE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen për protestat e studentëve dhe të rinjve, duke i cilësuar ato si një revoltë shpëtimtare për Shqipërinë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, biznesmenëve dhe mbështetësve të PD-së që t’u bashkohen protestuesve, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion, grabitje të pronës publike dhe përdorim të dhunës nga policia.

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te dëmtimet e pronës gjatë protestave, duke thënë se është kundër prekjes së pronës private, por duke argumentuar se, sipas tij, dëmi më i madh ndaj pasurisë së shqiptarëve po shkaktohet nga qeveria.

“Jam absolutisht kundër prekjes së pronave, por u them këtyre miqve të mi se hajduti më i madh i të gjitha kohërave i pronave që shenjtëroni, është Edi Rama dhe do bënit mirë të bashkoheni me studentët”, deklaroi Berisha.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Berisha ia kushtoi raportimeve për dhunë gjatë protestave, duke akuzuar efektivët e policisë për keqtrajtim të studentëve dhe të rinjve. Ai përshkroi pamje të protestuesve të shtrirë në tokë dhe pretendoi se ndaj tyre ishte përdorur forcë e tepruar. Berisha e cilësoi situatën si të papranueshme dhe kërkoi që qytetarët të solidarizohen me të rinjtë.

Kreu i demokratëve u bëri thirrje qytetarëve, prindërve, gjyshërve dhe biznesmenëve që t’u bashkohen protestave. Ai sugjeroi që bizneset të mbyllin përkohësisht aktivitetin në shenjë solidariteti me studentët.

Lexo gjithashtu

Spektakël në Champions League, Como shkatërron Lensin 9-1! Fitore edhe për Realin, Liverpooli rrëzohet nga Muriqi
Çfarë ndodhi me kamerat/ Tentuan të fshihnin krimin me historinë e ariut, zbardhen detaje të reja nga vrasja në Bulqizë
Nga stoli në histori, Muriqi: Kemi treguar se sa e madhe është Fenerbahçe
Shkoi me pushime, 23-vjeçarja përfundon me infeksion të rëndë në tru

Në përfundim, ai deklaroi se Partia Demokratike do të vijojë t’u japë studentëve mbështetje politike dhe mbrojtje, duke e cilësuar protestën si një lëvizje me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Berisha: Unë kam dëgjuar këto ditë zëra, të cilët nuk janë kundër studentëve, janë pro studentëve, por që piskasin gjer në qiell se u prek kjo pronë apo ajo pronë.
Jam absolutisht kundër prekjes së pronave, por u them këtyre miqve të mi se hajduti më i madh i të gjitha kohërave i pronave që shenjtëroni, është Edi Rama dhe do bënit mirë të bashkoheni me studentët.
Nuk jam për të prekur pronat, por nuk mund të injoroj kurrë se shkatërrimtari më i madh i pronave, grabitësi, plaçkitësi më i madh i pronave të shqiptarëve është Edi Rama, narkodiktatori që ju nuk ia thoni dot narkodiktator.
Se vërtet u prek diku një dyqan dhe u thye një vitrinë, po Porti i Durrësit 4 miliardë euro pasuri e juaja që vidhet nga Edi Rama me një grup, ku e keni zërin?
Bashkohuni me studentët sepse janë në një mision shpëtimtar, njëlloj siç ishin në vitin 1990.
Kërkojnë përmbysje të sistemit, kanë 100% të drejtë.
Sistemi i bazuar në drogën, e cila shkatërroi ekonominë tonë, i bazuar në vjedhjen e miliarda e miliarda eurove, i bazuar në vjedhjen e miliarda e miliarda aseteve publike, duhet të përmbysur një minutë e më parë.
Ndaj dhe çdo shqiptar duhet të dëgjojë këtë zë që buron nga thellësia e ndërgjegjes më të pastër të shoqërisë shqiptare dhe kombëtare, të bashkohemi me ta si prindër, si gjyshër, si bashkëmoshatarë sepse po bëjnë betejën më të fuqishme për shpëtimin e këtij vendi.
Të bashkohemi me ta sepse po shohim çdo ditë skenat më horror që kemi parë gjer sot.
Studentë të shtrirë përdhe dhe narkobanditë shqiptarë, serbë apo çfarë janë, u vërsulen si kafshë me çizmet e tyre mbi gjymtyrë për t’u thyer kockat, i gjuajnë me shkelm në kokë.
Shndërruan Ministrinë e Arsimit në ministrinë e krimit më të shëmtuar.
A e patë ju sallën e asaj ministrie të mbushur me trupa që gjallonin, të hedhur përdhe në çimento, kush me ndërgjegje, kush pa ndërgjegje nga barbaritë e narkobanditëve?
Çfarë mund të pritet më?
Çdo orë është humbje e madhe për ne.
Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetar shqiptar, çdo biznesmen të solidarizohet me studentët.
Të përdorë forcën e biznesit të tij kundër kësaj qeverie dhe në mbështetje të studentëve. Të ulë qepenin, të vendosë tabelën se jam në grevë, siç janë ata që po lënë mësimin dhe po përballen dhëmb për dhëmb me armiqtë e egër të qenies tonë.
PD, që në minutën e parë është rreshtuar e vendosur në mbështetje të plotë dhe totale, dhe në mbrojtje maksimale që mund të japë të studentëve.
Me këtë rast unë përshëndes të gjithë studentët, të gjithë gjimnazistët për vendimin e tyre historik për të dalë në sheshin e mejdanit, në sheshin e burrave për t’u përballur më këtë bandë të pashpirt.
Falënderoj të gjithë qytetarët që i kanë mbështetur ata, të gjithë demokratet dhe demokratët dhe garantoj se sikundër deri sot, PD do t’u japë mbështetje totale dhe mbrojtjen maksimale që mund t’i japë kësaj lëvizje, kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

TAGGED:Policiaprotestasali berishastudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ndahet nga jeta Tinto Brass, ikona e kinemasë erotike italiane

Aksidenti i rëndë në Levan–Vlorë, ndërron jetë këmbësori që u përplas nga makina

Muriqi i jep fitoren Fenerbahçes ndaj Liverpoolit, Pilo shënon kundër Real Madridit

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari, ndërhyjnë ekspertët e xhenios

“Polici e krimit”, shoqërohen dy aktivistë te Kryeministria, protestuesit dalin para Drejtorisë së Policisë

Nga e njejta kategori
Showbiz

Vajza e John Travolta-s përlot me fjalët për të atin: Ti je heroi ynë, babi

Sport

Cristian Shpendi i pandalshëm, sulmuesi shqiptar vendos rekorde në Itali

Showbiz

Çfarë u gjet në gjak?/ Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.