Një tjetër përplasje është shënuar mes disa të rinjve gjimnazistë dhe policisë, këtë herë në qytetin e Korçës.

Ngjarja është zhvilluar në qendrën e drejtorisë arsimore e më pas në gjimnazin Raqi Qirixhi, ndërsa të rinjtë kanë goditur xhamat e shkollës dhe më pas janë futur brenda duke prishur ambientet.
Më pas të rinjtë kanë nisur të thyejnë objekte në rrugë, duke u përplasur edhe me policinë.