Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: E pazakontë/ Dështon ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbijeton pas dy dozave
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaPërtej

E pazakontë/ Dështon ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbijeton pas dy dozave

SHARE

Një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës në shtetin amerikan të Tenesit ka marrë një zhvillim të pazakontë, pasi e dënuara me vdekje, Christa Pike, vijoi të kishte rrahje zemre edhe pasi iu injektuan dy doza të ilaçit të përdorur për ekzekutimin.

Pike, 50 vjeçe, u transportua në spital pas ndërprerjes së procedurës, ndërsa avokatët e saj kërkuan ndërhyrje urgjente për ndalimin e ekzekutimit.

Sipas ekipit të saj ligjor, gruaja kishte humbur ndjenjat, por zemra e saj vazhdonte të rrihte dhe ajo mund të dëgjohej duke marrë frymë.Avokatët thanë se gjatë procedurës iu administruan dy shiringa me pentobarbital, por ekzekutimi nuk pati rezultatin e parashikuar.

Një prej tyre i deklaroi BBC-së se Pike po merrte trajtim në spital, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën.Christa Pike u dënua me vdekje në vitin 1996, pasi u shpall fajtore për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer.

Në kohën e krimit, Pike ishte 18 vjeçe. Sipas të dhënave të çështjes, ajo dhe i dashuri i saj në atë periudhë, Tadaryl Shipp, sulmuan dhe torturuan Slemmer përpara se ta vrisnin.

Lexo gjithashtu

Mesazh personal nga Khamenei për Putinin, Moska dhe Teherani diskutojnë gazsjellësin strategjik
E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Viktima dhe autorët ishin njohur në një kamp trajnimi për të rinj me probleme. Ngjarja ndodhi në vitet ’90 dhe çështja përfundoi me dënimin kapital të Pike.

Nëna e Colleen Slemmer, May Martinez, kishte shprehur më herët dëshirën që dënimi me vdekje të zbatohej. Në një deklaratë për Associated Press, ajo tha se kujtimi i ngjarjes e rikthen vazhdimisht te momentet e fundit të jetës së vajzës së saj dhe përpjekjet që ajo kishte bërë për t’u shpëtuar autorëve.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Revolucion në tregun e punës në Serbi? Studentët propozojnë javën katërditore pa ulje page

Supersfida e së dielës, Atletico Madrid dhe Barcelona përplasen për kreun e La Ligës

Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, dyshohet për posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Nga e njejta kategori
Bota

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Bota Përtej

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Bota Dosje

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • rusia
  • horoskopi
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.