Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Vrasja në Mirditë, reagon policia: Viktor Bardhi u gjet i pajetë në makinë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Vrasja në Mirditë, reagon policia: Viktor Bardhi u gjet i pajetë në makinë

SHARE

Policia e Mirditës ka reaguar lidhur me vrasjen e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i cili u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00. Policia nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i ekzekutuar në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri armësh në lokalin e tij, teksa ndodhej në një tavolinë me tre të afërm. Dy persona të maskuar zbritën nga një automjet dhe hapën zjarr, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa tre të afërmit e tij mbetën të plagosur.

Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga paraburgimi i Lezhës, ku ishte arrestuar për një tentativë vrasjeje ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Përplasjet mes familjeve Bardhi dhe Reçi në zonën e Mirditës dhe Rrëshenit kanë prodhuar ndër vite disa viktima dhe ngjarje të rënda kriminale.

Në janar të vitit 2025, një tjetër anëtar i familjes Bardhi, Kristian Bardhi, i njohur edhe si Marku, u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë. 24-vjeçari u qëllua pas një atentati të organizuar në mbikalimin e Novoselës.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, autorët, që dyshohet se ishin tre persona, i zunë pritë të riut dhe më pas e ndoqën me automjet, duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Kristian Bardhi mori tre plumba në trup, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte u përplas disa herë me trafikndarëset, përpara se të ndalonte.

Ekzekutimi i Viktor Bardhit rikthen në vëmendje konfliktet e përgjakshme mes familjeve në zonën e Mirditës. Policia dhe Prokuroria po hetojnë nëse ngjarja e sotme lidhet me serinë e atentateve të mëparshme dhe nëse motivi i saj është hakmarrja.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.